Main » 2013 » Janar » 30 » Lojtaret kosovare preferohen nga Kombetarja, por jo nga klubet shqiptare
10:03:15
Lojtaret kosovare preferohen nga Kombetarja, por jo nga klubet shqiptare
Lojtaret kosovare preferohen nga Kombetarja, por jo nga klubet shqiptare
  • Foto nga AlbaniaBet

    Foto ilustruese


Reklama Vodafon
Kombetarja – 30 Janar 2013   Skuadrat e Superliges shqiptare jane te orientuar nga tregu i huaj per gjetjen e lojtareve cilesore, duke shperfillur ata te Kosoves Skuadra elite e futbollit shqiptar, Vllaznia e Shkodres, gjate diteve te fundit te merkatos se janarit me ngulm eshte duke kerkuar te perforcohet me futbolliste te huaj. Gjithe orientimi i tyre eshte drejtuar ne futbolliste te shteteve fqinj, kryesisht nga Mali i Zi. Vetem ne dy ditet e fundit ata kane kontaktuar tre lojtare nga ky shtet, madje duke iu ofruar shuma te majme te te hollave, edhe pse mosha e tyre nuk premton shume, jane nga 29, 30 e 31-vjecare. Njelloj si Vllaznia po veprojne edhe shume skuadra tjera shqiptare qe gjithashtu "rrjeten e peshkimit" e kane leshuar nga malazezet e serbet. Ne anen tjeter Kombetarja kuqezi e Shqiperise, U-17, e drejtuar nga Xhemal Mustedanagic, ka ftuar plot 8 futbolliste te rinj kosovare ne listen e saj. Kjo eshte nje kontradikte qe po zgjon dilema, nese ne Kosove ka talente te futbollit. Nese kjo eshte e vertete, atehere klubet shqiptare gjithsesi duhet me shume t’u besojne futbollisteve kosovare, edhe pse kohet e fundit ka patur disa levizje pozitive ne kete drejtim. "Nuk mund te them se nuk kane besim, pasi edhe tani ka disa futbolliste qe luajne atje, por jo ne numer te mjaftueshem. Interesimi nuk ka munguar as tashme, pasi klubet shqiptare kane shprehur interesim per disa lojtare, por qe nuk u liruan nga klubet e tyre. Megjithate, une besoj se ne te ardhmen do te kemi shume me shume levizje te futbollisteve si nga ana e Shqiperise ashtu edhe te Kosoves, pasi keto dy vende duhet ta kene tregun e perbashket”, tha trajneri i njohur kosovar, Bylbyl Sokoli. 
Asnje trajner kosovar ne Shqiperi
 Megjithese, ne kampionatin shqiptar duhet pranuar se ka pasur rastin te luajne shume futbolliste kosovare, deri me tani nuk kemi patur asnje trajner kosovar te udheheqe nje skuader shqiptare. "Eshte e vertete qe nuk ka depertuar ende ndonje trajner kosovar ne klubet shqiptare, edhe pse cilesia e tyre eshte e kenaqshme. Kjo per faktin se mungojne menaxhere te mirefillte, pastaj edhe informimi nuk ka qene shume i madh”, tha Sokoli, sipas te cilit e vetmja zgjidhje eshte Liga e perbashket. "Gjitha keto gjera qe po i diskutojme kane vetem nje zgjedhje. Ligen Mbarekombetare. Atehere do te ishte gjithcka ndryshe”, tha Sokoli. Ana financiare Ndryshe nga Sokoli, kapiteni i Prishtines, Driton Krasniqi, mendon se arsyeja vetme pse numri i kosovareve eshte i vogel ne kampionatin shqiptar eshte ana financiare. "Kane ndryshuar rrethanat edhe ne Shqiperi. Ne kohen kur kam luajtur une financat kane qene shume me te medha, per kete arsye edhe numri i lojtareve eshte i vogel. Ne asnje menyre nuk mendoj se eshte cilesia apo mosbesimi. Une neser mund te kaloj ne Shqiperi, sikur te paguheshim me mire”, tha Krasniqi, i cili thote se ne Shqiperi ka nje respekt te madh per lojtaret nga Kosova. "Une edhe sot sikur te shkoj tek Besa ose Shkumbini, shkoj si ne shtepine time. Me presin aq mire dhe kane besim te ne, por po e perseris eshte ana financuar ajo qe e ka zvogeluar numrin e lojtareve kosovare ne Shqiperi”, perfundoi Driton Krasniqi. /(e.s) albaniabet/


Category: KOMBETARJA | Views: 458 | Added by: albaniabet | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]