Kupa e Italise – 30 Janar 2013
Lazio ka arritur të prek Kupën e Italisë duke e eliminuar Juventusin, kampionin aktual italian.
Pjesa e parë ishte e baraspeshuar me raste nga të dyja palët por në pjesën e dytë Lazio, ku luan edhe kapiteni i kombëtares shqiptare Lorik Cana, ka arritur që të shënoi në fillim të pjesës së dytë.
Ishte A. Gonzalez që shënoi në minutën e 53, për rezultat 1-0.
Juventus shtoi presionin dhe arritën që të barazojnë në minutat shtesë të këtij takimi me anë të Arturo Vidal.
Kur pritej që skuadrat të shkojnë në shtesën 30 minutëshe kështu nuk mendoi Sergio Floccari i cili shënoi me kokë për rezultat 2-1.
Takimi i parë në mes të këtyre dy skuadrave kishte përfunduar me rezultat të barabartë, 1-1.
Lazio do të pret në finale Romën ose Interin të cilët luajnë gjysmëfinalen e dytë ditën e sotme.
/(e.s) albaniabet/