Main » 2013 » Janar » 20 » Kryeziu edhe 2 vjet me Luzernin
12:10:16
Kryeziu edhe 2 vjet me Luzernin
Kryeziu edhe 2 vjet me Luzernin
  • Foto nga AlbaniaBet

    Mesfushori kosovar Hekuran Kryeziu


Reklama Vodafon
Luzern – 20 Janar 2013   Mesfushori kosovar, Hekuran Kryeziu, ka vazhduar edhe për dy vjet kontratën me skuadrën e ligës elitare të Zvicrës, Luzern. Kontratën e re, të vlefshme deri në qershor të vitit 2015, 19-vjeçari e ka firmosur të premten mbrëma. Kryeziu është ndarë i kënaqur që ka vazhduar kontratën me klubin ku u zhvillua si lojtar. "Jam krenar që jam pjesë e Luzernit dhe që kam vazhduar kontratën edhe për dy vite të tjera", ka thënë Kryeziu për faqen zyrtare të klubit. Të kënaqur me vazhdimin e kontratës janë shprehur edhe drejtuesit e skuadrës së Luzernit. Për Kryeziun ditë më parë interesim pati shprehur edhe kampioni në fuqi i Zvicrës, Baseli. Ai këtë edicion ka regjistruar 11 paraqitje në Superligën e Zvicrës. Kryeziu është pjesë e U-20 të Zvicrës. /(e.s) albaniabet/


Category: KAMPIONATE TE TJERA | Views: 415 | Added by: albaniabet | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]