Seria A – 20 Janar 2013
Pas dy ndeshjeve jo të mira dhe rezultateve negative, Juventusi ngre kokë duke fituar bindshëm 4-0 ndaj Udineses pavarësisht se skuadrës i mungonin emra si Pirlo, Marchisio e Quagliarella. Pikërisht, në vend të Pirlos luajti Paul Pogba i cili ishte edhe frymëzuesi i fitores ndaj ekipit të Guidolin. Dy gola për francezin ose më saktë dy perla të tij i hapin rrugën fitores në Torino dhe pas tij shënuan Vucinic dhe Matri. Asgjë për të thënë për Udinesen, sepse ekipi bardhezi nuk tregoi asgjë nga repertori i saj, plotësisht jashtë loje në çdo moment.
Fitorja ka vlere të dyfishtë për Juven sepse para tyre rivalët e Lazios u ndaluan në "Rosanera” nga Palermo në barazim 2-2, çka e çon në 5 pikë diferencën mes tyre. Për bardhekaltërit, Lorik Cana luajti titullar në mesfushë e më pas në mbrojtje ndërsa golat u shënuan nga Floccari e Hernanes. Për vendasit realizuan Rios dhe Dybala. /(e.s) albaniabet/