Main » 2013 » Janar » 18 » Hiqet penalizimi, Napoli 3 pikë larg Juventusit
09:57:41
Hiqet penalizimi, Napoli 3 pikë larg Juventusit
Hiqet penalizimi, Napoli 3 pikë larg Juventusit
  • Foto nga AlbaniaBet

    Ekipi i Napolit duke festuar


Reklama Vodafon
Napoli – 18 Janar 2013   Napoli ka dalë fitimtar në Apel, duke arritur që të heqë penalizimin e dhënë ndaj kësaj skuadre për përfshirjen e lojtarëve në çështjen e manipulimit të ndeshjeve që ka mbërthyer të gjithë kampionatin italian. Në vendimin fillestar, Napolit iu hoqën dy pikë, ndërsa futbollistët Kanavaro dhe Grava u pezulluan me 6 muaj, pas deklaratave të bëra nga ish-portieri Xhianelo. Me heqjen e këtij dënimi, Napoli ngjitet në kuotën e 42 pikëve në renditjen e kampionatit italian, duke iu bashkuar në këtë pozicion Lacios, vetëm 3 pikë pas Juventusit kryesues. Sigurisht që ky lajm ka entuziazmuar napolitanët, duke filluar nga presidenti Aurelio De Laurentis. "Kjo është një ditë shumë e bukur për Napolin dhe për futbollin italian në përgjithësi. Jam shumë i lumtur për të gjithë, stafin, trajnerin dhe lojtarët. U korrigjua ajo të cilën nuk dua ta cilësoj një padrejtësi, por një pakujdesi në shkallën e parë të gjykimit”, tha ai. /(e.s) albaniabet/


Category: SERIA A | Views: 483 | Added by: albaniabet | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]