Main » 2013 » Shkurt » 6 » Gjeorgjia test per kuqezinjte
12:10:54
Gjeorgjia test per kuqezinjte
Gjeorgjia test per kuqezinjte
  • Foto nga AlbaniaBet

    Lorik Cana


Reklama Vodafon
Kombetarja – 06 Shkurt 2013   Lorik Cana dhe Erjon Bogdani ndeshjen miqësore me Gjeorgjinë e kanë vlerësuar si të rëndësishme. Sipas tyre, kjo përballje do të jetë një test i mirë para fillimit të eliminatoreve për kampionatin botëror ‘Brazili 2014’. Përfaqësuesja e Shqipërisë të martën ka zhvilluar stërvitjen e fundit para ndeshjes miqësore me Gjeorgjinë, e cila do të luhet në stadiumin kombëtar ‘Qemal Stafa’ në Tiranë nga ora 19:00. Sikurse trajneri Gianni de Biasi ashtu edhe kapiteni Lorik Cana e ka vlerësuar si të rëndësishme përballjen me gjeorgjianët në prag të eliminatoreve të Botërorit 2014, që do të rinisin më 22 mars me ndeshjen e vështirë kundër Norvegjisë. "Për këtë ndeshje, që e kemi një muaj e gjysmë përpara, duhet ta shfrytëzojmë edhe në aspektin e mentalitetit që do të sjellim në ekipin kombëtar", ka deklaruar mesfushori i Lazios. Ndërsa edhe sulmuesi veteran Erion Bogdani, ndeshjen e së mërkurës e sheh si një test të mirë për ekipin kuqezi. "Pavarësisht se duhen dhe 45 ditë që do të luajmë kundër Norvegjisë, unë them që kjo ndeshje duhet vlerësuar shumë. Edhe pse është ndeshje miqësore, ne duhet të japim maksimumin tonë e ta fitojmë këtë ndeshje", ka theksuar sulmuesi i Sienës. De Biasi gjatë dy ditëve ka eksperimentuar me skema të ndryshme se si t’i kundërvihet Gjeorgjisë, e cila vitin e kaluar në Tbilisi e kishte mundur Shqipërinë 2:1. Për këtë takim italiani nuk do të ketë në dispozicion disa futbollistë kyç të ekipit si Mërgim Mavrajn, Alban Mehën të sëmurë, Armend Dallkun e Burim Kukelin të lënduar si dhe sulmuesit Hamdi Salihi e Edgar Çani, të cilët para pakë ditëve janë bërë me klube. Kombëtarja nuk refuzohet Përveç ndeshjes miqësore me Gjeorgjinë dhe eliminatoret për Brazili 2014, Lorik Cana dhe Erjon Bogdani kanë folur edhe për rastet e fundit ku disa lojtarë si Mërgim Brahimi e Ergys Kaqe kanë refuzuar të luajnë për Shqipërinë Sipas tyre, fanella e Kombëtares shqiptare nuk mund të jetë një zgjedhje e dytë. "Unë preferoj që një lojtar të vjen sepse e ndien si për detyrë, si për krenari, si për atdhedashuri sesa një lojtar që të vjen sepse është zgjedhje e dytë", deklaroi Cana. Ndërsa Bogdani tha ekipi kombëtar nuk mund të refuzohet. "Për mua ekipi kombëtar ka qenë një ëndërr dhe duhet të mendohen sa më mirë për arsye se mund të jenë djem të rinj dhe në të ardhmen mund të bëhen pishman", theksoi ‘Bogu’. /(e.s) albaniabet/


Category: KOMBETARJA | Views: 441 | Added by: albaniabet | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]