Main » 2013 » Shkurt » 9 » Fillojne bemat e Balotellit, zihet me policet
09:39:37
Fillojne bemat e Balotellit, zihet me policet
Fillojne bemat e Balotellit, zihet me policet
  • Foto nga AlbaniaBet

    Foto ilustruese


Reklama Vodafon
Milan – 09 Shkurt 2013   Super Mario do kishte dashur te kishte nje shkembim miqesor shikimesh me agjentet ne Linate. Ai kishte ndalur makinen ne mes te rruges pa e parkuar, dhe per kete arsye ka patur dy nderhyrje nga policia per te kontrolluar dokumentat. Milan nga ana tjeter shprehet se nuk ka patur asnje zenke. Mario Balotelli gjobitet ne aeroportin milanez te Linate-s, kacafytet me policet, me ze te larte derisa ata nderhyjne per te qetesuar situaten. Kjo eshte ajo qe ka ndodhur kur Mario ka arritur ne aeroport, ndalon makinen larg parkingut dhe policet i kerkojne qe ta coje ate ne parking. Ai zhvendoset por parkon perseri ne mes te rruges. Ne kete rast policet e kane gjobitur, ai ka ngritur zerin dhe kane nderhyre karabinieret. Balotelli eshte gjobitur edhe 2 here te tjera per mungesen e dokumentave te sigurimeve dhe parkimin e gabuar. Ne fund te lemshit qe shkaktoi, ka marre ne makine shoket qe priste, dhe ka ikur. 

Milan mohon ngjarjen: 
Klubi kuq-e-zi nuk ka vonuar te publikoje pergjigjen e vet mbingjarjen ne faqen zyrtare: " Sot ne aeroportin e Linate-s nje patrulle policie ka ndermarre nje kontroll rutine mbi makinen Audi te perdorur nga Mario Balotelli. Ndryshe nga cfare eshte raportuar ne vende te ndryshme, nuk ka patur asnje zenke dhe pas kontrollit Mario eshte kthyer si gjithmone ne hapesirat e klubit te Milan per te marre pjese ne trajnimin e pasdites.” /(e.s) albaniabet/


Category: SERIA A | Views: 462 | Added by: albaniabet | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]