Main » 2013 » Shkurt » 6 » Elseid Hysaj: Taren dhe Canën i kam idhuj
13:28:06
Elseid Hysaj: Taren dhe Canën i kam idhuj
Elseid Hysaj: Taren dhe Canën i kam idhuj
  • Foto nga AlbaniaBet

    Elseid Hysaj


Reklama Vodafon
Legjonaret – 06 Shkurt 2013   Grumbullimi i parë në kombëtaren e De Biasit për talentin e Empolit, Elseid Hysaj zgjeron hapësirat që mediat e vendit fqinjë t’i kushtojnë një lojtarit kuqezi. Historia nis rreth 10 vjet më parë ku një rastësi e bukur bëri që djaloshi me origjinë nga Shkodra të niste rrugën për realizimin e ëndrrës së tij. Një histori nga ato që të tregojnë formulën e suksesit, e cila kërkon shumë punë por ndoshta edhe pak fat. Ishin prindërit ata që u bënë shkaq që djali i tyre të futej në botën e futbollit. I ati, Gëzim Hysaj me profesion murator dhe emigrant në Itali, rastësisht u punësua nga një agjent lojtarësh i quajtur Marco Piccioli. Në hapësirën speciale të rezervuar nga prestigjozja, "Gazzetta dello Sport”, Hysaj përshkruhet si një nga talentet më të mëdha të futbollit shqiptar të së ardhmes. Fillimisht, Piccioli e refuzoi kërkesën e të atit sepse Elseidi ishte vetëm 10 vjeç dhe 4 vjet më pas, ai i telefonoi agjentit duke i kujtuar se djali kishte mbushur 14 vjeç. Dhe kështu djaloshi zbarkoi në Itali duke mos e ditur se 4 vjet më pas do të bashkohej me ekipin kombëtar për ndeshjen miqësore kundër Gjeorgjisë. Ndërkohë, në radhët e Empolit në Serie B, Hysaj ka siguruar një vend fiks titullari si mbrojtës i majtë edhe pse karakteristikat e tij i shkojnë për shtat në krahun e djathtë. "Lojtari ka një të majtë të saktë, duke e dominuar fushën me mushkëri përpara se ta bëjë me këmbë”, shkruan Gazzetta Dello Sport që vë në dukje edhe një statistikë interesante. "Pas Nallbanit që debutoi si portier me kombëtaren në moshën 17-vjeçare dhe bomberit Çeço të viteve 60, Hysaj do të jetë lojtari i tretë më i ri që debuton me Shqipërinë, një skuadër në rritje të vazhdueshme dhe në luftë për një vend në botërorin 2014”. Në vijim të shkrimit, gazeta nënvizon faktin se fillimisht u bë e gjallë Fiorentina, por problemet burokratike e çuan lojtarin shqiptar te Empoli ku ekipet zinxhir janë një prej prioriteteve të shoqërisë. Një nga arsyet që 19-vjeçari rrëmben vëmendjen e mediave është edhe pozita e mirë e shqiptarëve në futbollin e vendit fqinjë. "Padyshim që idhujt e mi janë Cana dhe Tare sepse në Itali kanë përfaqësuar denjësisht të gjithë shqiptarët. Iglin e njoh prej disa kohësh dhe herë pas here më jep këshilla”. Në fund të intervistës, Hysaj e pranon që ofertat janë shtuar por ëndrra e tij është Interi edhe pse thekson faktin që aktualisht po mendon të rritet edhe më shumë profesionalisht me skuadrën e Empolit që besoi në aftësitë e tij. /(e.s) albaniabet/


Category: LEGJONARET | Views: 433 | Added by: albaniabet | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]