Main » 2013 » Shkurt » 6 » Cana: Kombetarja s’eshte nje trampolin
12:27:01
Cana: Kombetarja s’eshte nje trampolin
Cana: Kombetarja s’eshte nje trampolin
  • Foto nga AlbaniaBet

    Lorik Cana


Reklama Vodafon
Kombetarja – 06 Shkurt 2013   Kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana, ka kërkuar më tepër respekt ndaj fanellës kuqezi, duke theksuar se ajo nuk duhet përdorur si trampolinë. Në konferencën e djeshme për shtyp në resort "Tropikal", ku kuqezinjtë janë grumbulluar prej tri ditësh për ndeshjen e sotme miqësore ndaj Gjeorgjisë, nuk e ka anashkaluar çështjen e refuzimit të përfaqësueses shqiptare. Rasti më i fundit është ai i Mërgim Brahimit, i cili refuzoi ftesën kuqezi duke zgjedhur Zvicrën. "Duhet të fokusohemi tek detyrat që kemi për të kryer. Kemi ardhur të përgatisim një ndeshje që do të na ndihmojë për të ardhmen e ekipit kombëtar, që pas 45 ditësh ka ndeshjen e radhës për eliminatoret e Kampionatit Botëror ndaj një skuadre mjaft të fortë si Norvegjia. Për më tepër, luajmë në transfertë. Me këta lojtarë që kemi në dispozicion do të fokusohemi tek e ardhmja e skuadrës. Kanë ardhur mjaft futbollistë nga përfaqësuesja Shpresa, por ka edhe nga ata që veshin fanellën e kombëtares për herë të parë", ka thënë Cana. Më tej, kapiteni ka folur për refuzimet që i janë bërë Kombëtares. "Për sa i përket refuzimit nga disa lojtarë, mendoj se të gjithë e dinë mendimin tim. Një njeri duhet të bëjë zgjedhjen e tij personale dhe në interes të tij. Për mendimin tim, nëse një lojtar do të vijë në Kombëtare, duhet ta ndiejë këtë fanellë dhe jo thjesht ta përdorë si trampolinë për karrierën e tij. Çdo futbollist që do të preferojë të behet pjesë e ekipit kombëtar është i mirëpritur, ndërsa të dyshimtit të mos vijnë fare", ka theksuar kapiteni kuqezi. /(e.s) albaniabet/


Category: KOMBETARJA | Views: 488 | Added by: albaniabet | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]