Main » 2013 » Shkurt » 9 » Behrami VS Cana
10:22:46
Behrami VS Cana
Behrami VS Cana
  • Foto nga AlbaniaBet

    Lorik Cana


Reklama Vodafon
Legjonaret – 09 Shkurt 2013   Mesfushori kosovar i Napolit, Valon Behrami të shtunën do të ketë emocione të veçanta kur të futet në stadiumin olimpik të Romës, pasi për kundërshtarë do të ketë skuadrën që e ngriti atë si futbollist, Lazion. Behrami te Lazio kishte luajtur tre vjet (2005-08), ndërsa u kishte hyrë në zemër tifozëve kur kishte shënuar gol kundër Romës në derbin e kryeqytetit italian. Ai në derbin e zhvilluar më 19 mars të vitit 2008 kishte realizuar golin e fitores për Lazion (3:2) në minutën e 92-të dhe me atë gol ishte një nga "fajtorët" që ia pati shuar gjasat Romës për titull të Italisë, përkujton Koha Ditore. Më të veçantë përballjen e së shtunës e bën fakti se Napoli e Lazio janë sfiduesit e parë të Juventusit për titullin e kampionit të Italisë. Skuadrat po synojnë që të fitojnë për të mbetur ende në garë për titull apo së paku për një vend në Ligën e Kampionëve. Njëherësh, kjo përballje do të jetë edhe derbi i shqiptarëve në Serie A, pasi te Napoli luan edhe Blerim Xhemajli, ndërsa që pjesë e Lazios janë Lorik Cana, si dhe portieri i ri, Tomë Strakosha. Xhemajli për ndeshje kundër Lazios është i suspenduar, ndërsa Cana pritet të jetë në bankën rezervë, së bashku me Strakoshën. Pas 23 xhirove Napoli zë pozitën e dytë me 49 pikë dhe është vetëm tri pikë larg Juventusit. Lazio zë vendin e tretë me 43 pikë, dhe i duhet fitorja për të mbajtur larg vetes Milanin, Interin e Fiorentinën, që po e sfidojnë për pozitën që dërgon në Ligën e Kampionëve. Të shtunën do të luajnë edhe Juventusi e Fiorentina. Juventusi është duke synuar të mbajë kryesimin edhe më tutje dhe shpreson në një fitore ndaj Fiorentinës. /(e.s) albaniabet/


Category: LEGJONARET | Views: 519 | Added by: albaniabet | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]