Barcelonë – 06 Shkurt 2013
Mats Hummels është kandidati kryesor për përforcimin e mbrojtjes nga drejtuesit e Barcelonës. 24-vjeçari i Borussia Dortmund dhe kombëtares gjermane është ndjekur nga vëzhguesit e klubit spanjoll në gjashtë ndeshje gjatë këtij sezoni dhe rezultatet e vëzhgimit sigurisht që kanë qenë shumë të kënaqshme.
Edhe pse kapiteni Carles Puyol rinovoi deri në vitin 2016, Zubizarreta dhe ekipi i tij teknik mendojnë se mbrojtja është reparti që ka nevojë për përforcime serioze. Mascherano nuk ka paraqitur formën e duhur, ndërsa i riu Marc Bartra duket se nuk e ka fituar besimin e trajnerit Tito Vilanova.
Cmimi i qendërmbrojtësit të kombëtares gjermane është rreth 30 milionë euro, shifër që mund të përballohet nga Barça.
Ndërkohë, Eric Abidal i është rikthyer stërvitjes. Mbrojtësi francez është ushtruar së bashku me të rinjtë e Barcelonës për shkak të mungesës së 14 lojtarëve të grumbulluar me kombëtaret respektive.
/(e.s) albaniabet/