Main » 2013 » Shkurt » 12 » Peter Schmeichel: Mourinho nuk do të bëhet kurrë trajneri i "Djajve të Kuq"
09:53:30
Peter Schmeichel: Mourinho nuk do të bëhet kurrë trajneri i "Djajve të Kuq"
Peter Schmeichel: Mourinho nuk do të bëhet kurrë trajneri i "Djajve të Kuq"
  • Foto nga AlbaniaBet

    Peter Schmeichel dhe Ferguson


Reklama Vodafon
ManchesterUnited – 12 Shkurt 2013   Mourinho dhe Ferguson janë miq, madje portugezi shihet si njeriu që mund të pasojë trajnerin skocez te Manchester United, por një flamur si Peter Schmeichel del kundër rrymës. Ish portieri legjendar mendon se Mourinho nuk do të bëhet kurrë trajneri i "Djajve të Kuq". "Nuk do të jetë ai pasuesi i Ferguson sepse nuk besoj se një klub i tillë do kënaqet me gjithçka që sjell Mourinho me vete. Eshtë kandidat potencial për aftësitë si trajner por Manchester United nuk i do ato gjëra të tjera që vijnë sëbashku me të. Chelsea, Inter dhe Real Madrid, ai nuk qëndron më shumë se 3 vjet", u shpreh ish portieri danez. Ish portieri i United i referohet karakterit të vështirë dhe polemikave që mbart me vete një trajner si Jose Mourinho ndërsa lidhur me përballjen e gjigantëve në Champions League, Schmeichel çuditet që spanjollët janë favoritët. Ai u shpreh i sigurt se Manchester United po bën një sezon më të mire se Reali dhe kjo e shtyn të mendojë se "Djajtë e Kuq" do të kualifikohen në çerekfinale. /(e.s) albaniabet/


Category: PREMIER LIGA | Views: 429 | Added by: albaniabet | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]