Main » 2013 » Shkurt » 21 » Pele: Neimar e ka mendjen të modeli i flokëve, jo te loja!
10:12:54
Pele: Neimar e ka mendjen të modeli i flokëve, jo te loja!
Pele: Neimar e ka mendjen të modeli i flokëve, jo te loja!
  • Foto nga AlbaniaBet

    Pele dhe Neymar


Reklama Vodafon
Brazil – 21 Shkurt 2013   Legjenda e futbollit brazilian, Pele, nuk ka ngurruar të kritikojë sulmuesin brazilian Neimar, duke thënë se ai nuk është më shumë se një "lojtar normal” kur vesh fanellën e kombëtares. 21 vjeçari është krahasuar shpesh me ish-sulmuesin legjendar, por vetë Pele mendon se Neimar mbivlerësohet dhe është më shumë i përqendruar te imazhi i tij. "Për ekipin kombëtar, ai është thjesht një lojtar normal”, tha Pele për "O Estado de Sao Paulo”. "Ai ka një përgjegjësi të madhe mbi shpatulla por shqetësimi i tij më i madh është të ndryshojë stilin e rrobave apo modelin e flokëve”. "Në çdo ndeshje që luajmë jashtë Brazilit ai nuk paraqitet mirë. Çdokush mendon se ai duhet të jetë përgjigja ndaj problemeve të kombëtares, por Neimar nuk është gati për një barrë të tillë, nuk mund t’ia dalë mbanë”. Sipas Pele, të gjitha paraqitjet zhgënjyese të Neimar me Brazilin vijnë sa herë që ai përballet me lojën e kombëtareve evropiane, që janë të disiplinuara taktikisht. "Ai nuk luan jashtë dhe futbolli evropian është shumë i ndryshëm nga ai që luajmë këtu në Amerikën Latine. Ai do të ketë topin, të driblojë, të bëjë numrat e tij, por atij i duhet që të lëshojë pak topin, të luajë për skuadrën. Ai nuk ka eksperiencë ndërkombëtare. Barcelona do të ishte vendi ideal për të, por nuk besoj se do të largohet, pasi Santos ia ka ende nevojën”, ishte deklarata e Pele që duket se ka ndërruar plotësisht opinion për sulmuesin, të cilin deri pak kohë më parë e vlerësonte si lojtarin më të mirë në botë. Por pas kësaj deklarate ka ardhur një tjetër më e bujshme nga menaxheri i futbollistit, Vagner Ribeiro, i cili u kundërpërgjigj me një koment mjaft të ashpër. "Pele duhet të kujdeset për nipat e tij në vend që të flasë për Neimar. Kjo është xhelozi. Nëse Pele do të luante sot, ai do të ishte inferior ndaj Neimar. Në kohën e tij, të gjithë mbrojtësit ishin të ngathët dhe forca fizike nuk ishte e njëjtë”, tha Ribeiro. /(e.s) albaniabet/


Category: KAMPIONATE TE TJERA | Views: 554 | Added by: albaniabet | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]