Main » 2013 » Shkurt » 5 » Gianni De Biasi: Kërkojë fitore në ndeshjen miqësore kundër Gjeorgjisë.
10:59:30
Gianni De Biasi: Kërkojë fitore në ndeshjen miqësore kundër Gjeorgjisë.
Gianni De Biasi: Kërkojë fitore në ndeshjen miqësore kundër Gjeorgjisë.
  • Foto nga AlbaniaBet

    Gianni De Biasi


Reklama Vodafon
Kombetarja – 05 Shkurt 2013   Gianni De Biasi ka thënë se Kombëtarja Shqiptare do të kërkojë fitore në ndeshjen miqësore kundër Gjeorgjisë. Italiani mendon se në ekipin kuqezi duhet të bëhen futje të reja dhe dalëngadalë të përshtaten me futbollistët që kanë eksperiencë. Kombëtarja shqiptare të hënën ka nisur përgatitjet për ndeshjen miqësore, që do ta zhvillojë të mërkurën në Tiranë kundër përfaqësueses së Gjeorgjisë. Trajneri italian ka bërë të ditur se takimi i së mërkurës do t’i shërbejë që të shohë nga afër formën e ekipit para ndeshjes me Norvegjinë, që do të zhvillohet në muajin e ardhshëm në kuadër të kualifikimeve për ‘Botërorin 2014’. Pikërisht kundër Gjeorgjisë, një vit më parë De Biasi kishte debutuar me ekipin kuqezi, i cili ishte mposhtur 2:1. Tani italiani synon t’u hakmerret gjeorgjianëve. "Luaj për të fituar dhe për të arritur rezultat të mirë. Me duhet të shoh paraqitjen dhe gjendjen. Sigurisht nëse kjo vjen dhe me rezultat të mire kjo është pozitive”, ka deklaruar De Biasi. Për këtë përballje trajneri Gianni De Biasi ka ftuar dy emra të rijnë në ekip; Elseid Hysaj i cili luan me Empolin në Serie B dhe Erjon Vuçajn, i cili luan me skuadrën e Laçit. Kurse jashtë ekipit kuqezi ka mbetur Kristi Vangjeli, i cili ende nuk është në formën e duhur, Hamdi Salihi, që po kërkon skuadër të re dhe Armend Dallku e Burim Kukeli të lënduar. "Kjo është ndeshja e 10-të. Mendoj se duhet të bëjmë futje të reja dhe të mbajmë linjën e grupit që rritet ngadalë. Na duhet kohë që të përshtaten futbollistët e rinj me ata të eksperiencës”, ka thënë De Biasi. "Kemi marrë futbollistë të rinj sepse kemi mungesa. Kam 35 futbollistë në listë dhe janë interesantë dhe duhet të gjej kush ka mundësinë për të luajtur. Te gjithë të grumbulluarit meritojnë të luajnë. Këta futbollistë mund të rriten ngadalë”, theksoi italiani. Italiani ka thënë se dëshiron të rriten si ekip. Sipas tij, ekipi duhet të luajë i barabartë dhe pa mendimin se ndaj ekipeve të forta nuk fitohet. Ai beson se vetëm duke luajtur me mentalitetin e të barabartit do të marrim rezultate pozitive. Brahimi gaboi De Biasi ka folur edhe për Mërgim Brahimin, i cili ka vendosur që ta braktisë ekipin U-21 të Shqipërisë, pas tetë ndeshjeve dhe ta veshë fanellën e përfaqësueses U-21 të Zvicrës. "E mora vesh për Brahimin dhe ndjej keqardhje. Nuk më duket një zgjedhje e mirë nga ana e tij, përkundrazi, mendoj se ka vepruar gabim. Gjithsesi, nuk dua ta komentoj zgjedhjen që ka bërë. Unë thjesht dua t’u them shqiptarëve që të luajnë për vendin e tyre dhe për fanellën e vendit të tyre”, ka thënë italiani. De Biasi ka bërë të ditur se talenti i PAOK’ut, Ergys Kaqe, ka kërkuar ende kohë para se të vendosë nëse do të pranojë ta veshë fanellën e Kombëtares Shqiptare apo jo. /(e.s) albaniabet/


Category: KOMBETARJA | Views: 559 | Added by: albaniabet | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]