Main » 2013 » Janar » 16 » De Biasi pritet të ftojë Ilir Azemi për miqësoren me Gjeorgjinë
15:26:15
De Biasi pritet të ftojë Ilir Azemi për miqësoren me Gjeorgjinë
De Biasi pritet të ftojë Ilir Azemi për miqësoren me Gjeorgjinë
  • Foto nga AlbaniaBet

    Ilir Azemi


Reklama Vodafon
Kombetarja – 16 Janar 2013   Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Gianni De Biasi, pëlqen shumë lojën e sulmuesit kosovar, Ilir Azemi. Burime të gazetës të afërta me trajnerin De Biasi, bëjnë të ditur se italiani do t'i bëjë ftesë sulmuesit të Greuther Furthit për ndeshjen miqësore që Shqipëria e zhvillon më 6 shkurt në stadiumin kombëtar "Qemal Stafa" në Tiranë ndaj përfaqësueses së Gjeorgjisë. Vetë Azemi, të martën, ka thënë se ka dëgjuar se do të ftohet për ndeshjen kundër gjeorgjianëve dhe atë e pret më shumë dëshirë. "Unë do të bisedoj me menaxherin tim. Unë dua të luaj, por duhet të koncentrohem edhe në ekipin e Greuther Furthit, pasi jemi në pozitën e fundit. Unë personalisht dua të luaj për kombëtaren, por më duhet të bisedoj me menaxherin tim. Edhe unë kam dëgjuar që do të më bëjë ftesë trajneri De Biasi kundër Gjeorgjisë, por në ekip ende nuk ka ardhur asnjë ftesë. Nëse vjen është mirë, pasi kam qejf shumë", ka thënë Azemi. /(e.s) albaniabet/


Category: KOMBETARJA | Views: 467 | Added by: albaniabet | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]