Main » 2013 » Shkurt » 7 » Anglia kthen ne feste fitoren ndaj Brazilit, Spanja mund 3-1 Uruguajin
10:48:40
Anglia kthen ne feste fitoren ndaj Brazilit, Spanja mund 3-1 Uruguajin
Anglia kthen ne feste fitoren ndaj Brazilit, Spanja mund 3-1 Uruguajin
  • Foto nga AlbaniaBet

    Foto ilustruese


Reklama Vodafon
Angli – 07 Shkurt 2013   Anglia priti ne shtepi skuadren e Brazilit ne miqesoren e Loksit, qe erdhi ne 150-vjetorin e krijimit te federates Angleze te Futbollit. Britaniket qe njihen ne te gjithe boten si shpikesit e lojes me te famshme ne bote, u perballen kunder skuadres me me shume trofe ne arenen nderkombtare, Brazilin. Dhe duket se Anglia e ka festuar ne menyren me te mire 150 vjetorin e Federates, duke mundur 2-1 Brazilin ne miqesoren e luajtur ne "Uembli". Ne nje ndeshje mes dy gjigandeve te futbollit boteror, skuadra e drejtuar nga Roi Hoxhson ka dale e fituar ndaj 5 here kampioneve te botes. Ronaldinjo pati shansin me te mire per te kaluar ne avantazh Brazilin, por ka humbur nje 11-metersh ne startin e takimit. Pas kesaj, anglezet arriten te gjenin golin e pare me ane te Uejn Runit pak caste me vone, informon BW. Ne startin e pjeses se dyte, Fred, i sapofutur ne loje, barazon gjithcka. Me pas ai goditi shtyllen, ndersa Lampard perfitoi ne nje nga gabimet e shumta te mbrojtesve, duke shenuar golin e fitores. Nderkohe, Spanja ka mundur 3-1 Uruguajin, duke treguar se mbetet ende e pamposhtur. Per 18 ndeshje radhazi, "Demat" nuk njohin humbje. Miqesorja e djeshme nuk ka patur tone te tilla per lojtaret uruguajane, te cilet e kane marre ate shume seriozisht. Por, ne minuten e 16-te Muslera ka bere nje gafe, duke mos ndalur dot nje gjuajtje shume te lehte te Fabregas. Rodrigez barazoi shume shpejt, por ne pjesen e dyte Pedro Rodrigez realizoi dy gola, duke i dhene fitoren Spanjes. Nderkohe, ne Hollande, Italia ka marre nje barazim 1-1 ndaj vendasve te Luis Van Gal. /(e.s) albaniabet/


Category: KAMPIONATE TE TJERA | Views: 515 | Added by: albaniabet | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]