Main » 2013 » Janar » 16 » Zeman: Lazio? Eshte me fat dhe eshte treguar e zonja
13:47:04
Zeman: Lazio? Eshte me fat dhe eshte treguar e zonja
Zeman: Lazio? Eshte me fat dhe eshte treguar e zonja
  • Foto nga AlbaniaBet

    Zdenek Zeman


Reklama Vodafon
Rome – 16 Janar 2013   Trajneri Zdenek Zeman ka vendosur perpara pergjegjesise skuadren e tij ne prag te perballjes me Fiorentinen. "Kemi nje problem me perqendrimin. Duhet te jemi te qete dhe te arrijme te fitojme ndeshjet. Nese te gjithe japin maksimumin atehere mund te perballemi me kedo. Lazio? Eshte me fat dhe eshte treguar e zonja”. Roma do te perballet sot kunder Fiorentines per ndeshjet cerekfinalet e kupes se Italise. Kerkesa e Romes qe ky takim te zhvillohej ne kryeqytet nuk eshte pranuar nga federata e futbollit por Zeman nuk shqetesohet per fushen ku do te zhvillohet ky takim. Zeman ka probleme te tjera pas humbjes se pesuar kunder Catania ne fundjave. Osvaldo dhe Lamela jane te skualifikuar, Totti eshte i demtuar ndersa Marquinho nuk eshte grumbulluar nga Zeman per arsye disiplinore. Trajneri i Romes mundohet te shpjegoje problemin qe ka mberthyer skuadren e cila po gabon shume. "Ishim mesuar qe te shenonin shume gola ndersa tani po gabojme shume perpara portes. Nuk jemi te perqendruar”. "Ne pjesen e dyte kunder Catania ishim shume pasiv dhe nuk kishim deshire per te fituar. Kunder Fiorentines dhe Inter jane ndeshje te rendesishme dhe skuadra duhet te gjeje deshiren per te fituar. Eshte nje problem perqendrimi. Duhet te jemi te qete dhe te fitojme”, shprehet Zeman. "Nuk shihemi me sy te mire nga tifozet edhe kur fitojme. Kemi gabuar shume dhe shpesh here nuk kemi arritur te shenojme per te mbyllur perfundimisht nje takim. Shpresoj qe skuadra te gjeje grinten. Nese te gjithe japin maksimumin atehere mund te perballemi me kedo”. Zeman ka folur dhe per skuadren rivale te Romes, Lazio e cila renditet ne vendin e dyte. "Po zhvillon nje kampionat fantastik por ka qene dhe me fat. Eshte treguar e zonja pasi ka ditur te shfrytezoje ne maksimum shanset e dhena”. Edhe pse po kalonte nje periudhe te mire, Marquinho nuk eshte grumbulluar nga trajneri i Romes per ndeshjen e sotme kunder Fiorentines. "Marquinho ka gabuar. Ka bere dicka qe nuk duhet ta bente dhe une nuk e kam grumbulluar per kete arsye. Une kerkoj qe te gjithe te respektojne rolet e tyre dhe te respektojne te gjithe grupin”. "Ky kompeticion eshte shume i rendesishem per mua dhe duhet te luajme per te fituar dhe te mos mendojme per ndeshjen e fundjaves kunder Inter. Fiorentina eshte nje skuader qe luan nje futboll ofensiv. Edhe ata vijne pas 2 humbjesh radhazi. Duhet te jemi te kujdesshem pasi eshte nje skuader shume e organizuar. Totti? Po mundohet te rikuperohet dhe une shpresoj qe ta kem ne dispozicion per ndeshjen kunder Inter”, ka deklaruar Zeman. /(e.s) albaniabet/


Category: SERIA A | Views: 355 | Added by: albaniabet | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]