Interit – 17 Janar 2013
Kapiteni i Interit, Javier Zanetti, është i ngazëllyer me fitoren dramatike në Kupën e Italisë ndaj Bolognas.
Zanetti thotë se mënyra e fitores 3-2 tregon se sa e rëndësishme është kjo garë për Interin.
"Ishte një fitore e merituar. Veçanërisht nëse merrni parasysh se rikthimi i tyre filloi pas një fauli të dyshimtë të Alvaro Pereiras në Alessandro Diamantin…”.
"Por Coppa Italia është vërtet shumë e rëndësishme për ne. Gjithmonë ka qenë, ne kemi treguar këtë vite më parë kur filluam ta fitojmë dhe e treguam sërish kundër Bolognas”, ka thënë argjentinasi.
/(e.s) albaniabet/