Main » 2013 » Janar » 18 » Xherdan Shaqiri, “Messi” i ri i Guardiolës
09:46:26
Xherdan Shaqiri, “Messi” i ri i Guardiolës
Xherdan Shaqiri, "Messi” i ri i Guardiolës
  • Foto nga AlbaniaBet

    Xherdan Shaqiri


Reklama Vodafon
Bayern Munchen – 18 Janar 2013   Ardhja e Pep Guardiolës te Bayern Munchen po komentohet si një hap i madh për futbollin gjerman. Ish trajneri i Barcelonës, i cili fitoi gjithçka me këtë skuadër pritet ta rikthejë Bayernin në epokat e lavdishme si në Bundesligë ashtu edhe në Champions League. Por nga Pep Guardiola pritet të përfitoj shumë edhe gjilanasi i Zvicrës, Xherdan Shaqiri, talenti që është krahasuar shpesh me Lionel Messi. "A është Xherdan Shaqiri, Lionel Messi i ri? Të dy janë 169 centimetra të gjatë. Të vegjël por eksplosiv”, shkruan Blick. "Guardiola ka treguar me taktikat e tij se gjatësia për të nuk është faktor kryesor. Ai në punën e tij anagazhon shumë trupshkurtër si Xavi, Messi apo Iniesta. Xherdani i ka të gjitha që kërkon Guardiola”, është shprehur trajneri i kombëtares zvicerane, Otmar Hitzfield. /(e.s) albaniabet/


Category: BUNDESLIGA | Views: 467 | Added by: albaniabet | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]