Main » 2013 » Janar » 16 » Xhemajli lodhet ne bankinë, kerkon largimin
12:56:22
Xhemajli lodhet ne bankinë, kerkon largimin
Xhemajli lodhet ne bankinë, kerkon largimin
  • Foto nga AlbaniaBet

    Blerim Xhemajli


Reklama Vodafon
Napoli – 16/1/2013   Blerim Xhemajli është lodhur duke qëndruar në bankinë. Prandaj, siç raportojnë mediet italiane, mesfushori shqiptar ka kërkuar nga drejtuesit e klubit që të shitet. Valon Behrami dhe Gokhan Inler po e mbulojnë për mrekulli mesfushën e ekipit nga San Paolo, kështu që për futbollistin shqiptar nga Maqedonia nuk ka vend në ekipin e Walter Mazarrit. Gjithnjë sipas medieve italiane, Napoli nuk e ka ndërmend ta shesë përfaqësuesin zviceran, por ai mund të përdoret si shkëmbim me ndonjë objektiv që ka ekipi napolitan. Napoli e kishte blerë Xhemajlin 8 milionë euro nga Parma, por ish futbollisti i Torinos nuk ka arritur të bind me kualitetin e tij, duke përfunduar shpesh në bankinë. Nëse jo në janar, Xhemajli mund ta lë Napolin gjatë verës, për ta gjetur një ekip ku mund të luajë më shumë. /(e.s) albaniabet/


Category: SERIA A | Views: 500 | Added by: albaniabet | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]