Champions League
– 20 Shkurt 2013
Mesfushori i Barcelonës Xavi Hernandez do të jetë në fushë në përballjen e sotme për 1/8-at e Champions League kundër Milanit, pavarësisht se u përfol shumë se "regjisori" Blaugrana kishte një problem në gju, çka mund ta detyronte të mos luante.
Për mediat italiane, kampioni i Botës dhe Europës me Spanjën e ka përshkruar kështu sfidën me kuqezinjtë:
"Duhet të bëjmë kujdes, sepse Milani ka fituar më shumë trofe se të gjithë. Por nuk duhet të harroni që ne duam të mbahemi mend në historinë e futbollit si Lakersat në basketboll", është shprehur numri 6 i Barcelonës.
/(e.s) albaniabet/