Main » 2013 » Janar » 18 » Vllaznia, vazhdojne ende dilemat
09:53:35
Vllaznia, vazhdojne ende dilemat
Vllaznia, vazhdojne ende dilemat
  • Foto nga AlbaniaBet

    Trajneri i Vllazinse Shpetim Duro


Reklama Vodafon
Vllaznia – 18 Janar 2013   Asnje nga drejtuesit aktuale te Vllaznise nuk eshte ne gjendje te te thote se cfare do ndodhe. Sipas shkodrasport.com, te pyetur se kur do marrin fund dilemat qe e shoqerojne kete klub, ata ngrene supet. Ndoshta ngaqe edhe vete nuk jane ne gjendje te marrin vesh se cfare do ndodhe. Shtyrja serish e vendimit per afrimin e biznesmenit Agron Cela ne krye te klubit duket disi e pakuptimte, kur vete zyrtare te Bashkise kane thene prej ditesh se akordi eshte arritur. Nese ka ndodhur kjo, atehere cfare pengon? Vllaznia eshte shume e vonuar ne merkato dhe kete e ka bere te qarte serish trajneri ende ne detyre, Shpetim Duro, pas miqesores me Terbunin. Nuk ka asnje lojtar te konfirmuar, ka probleme me Osmanin e Hysen, qe mund te konsiderohen me shume te larguar dhe ne kushte te tilla gjerat po marrin rrjedhen jo te duhur. Afrimi i afatit te fundit te merkatos nuk eshte nje lajm i mire per kete skuader, nderkohe qe nga Bashkia Shkoder ende nuk ka nje date te sakte se kur do te marrin zgjidhje te gjitha keto probleme. Megjithate skuadra shkodrane ka vazhduar edhe dje me seancat stervitore ne kuadrin e pergatitjeve per fazen e dyte te kampionatit. Ajo qe te ben pershtypje eshte se ndonese kemi te bejme me faze pergatitore, prej 10 ditesh tek Vllaznia ende nuk ka qene nje dite me dy seanca stervitore. Trajneri Shpetim Duro aplikon cdo dite vetem nje stervitje, kryesisht ne oren 11.00 te paradites dhe pas perfundimit te saj, futbollistet lihen te lire. Nga drejtuesit e klubit eshte menduar qe te dielen ekipi te udhetoje drejt Ulqinit per te zhvilluar atje dy jave stervitje intensive, por deri ne keto momente askush nuk e ka te qarte nese do behet nisja apo jo. Kjo ngaqe futbollistet, por edhe trajneri Duro duan parate e kontratave. Nga ana e drejtuesve te klubit nderkohe po behet cmos qe situata e krijuar te marre zgjidhje sa me shpejt, por duket se do kete disa pengesa. Me shume ata gjate ketyre 2-3 javeve jane marre me kalimin e klubit ne duart e biznesmeneve dhe nga ana tjeter kane harruar detyrimet qe kane ndaj skuadres. Biznesmeni Agron Cela edhe prej kesaj, nuk ka nxituar ta marre klubin ne duart e tij pa u sqaruar te gjitha keto mosmarreveshje financiare. Ajo cfare ka rendesi eshte qe kuqeblute duan te marrin nje pergjigje sa me te shpejte per te ardhmen. 13 milione leke te vjeter do te marre trajneri Shpetim Duro nese klubi i Vllaznise do te prishe kontraten /(e.s) albaniabet/


Category: SUPERLIGA | Views: 157 | Added by: albaniabet | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]