Main » 2013 » Janar » 17 » Veteranet te preferuarit e merkatos se Janarit
11:58:30
Veteranet te preferuarit e merkatos se Janarit
Veteranet te preferuarit e merkatos se Janarit
  • Foto nga AlbaniaBet

    Frank Lampard dhe Ashley Cole


Reklama Vodafon
Merkato – 17 Janar 2013   Futbollistët e shtyrë në moshë janë më të preferuarit e afatit kalimtar të janarit. Lampard, Cole, Drogba e Beckham, janë vetëm disa nga yjet e futbollit, të cilët, përkundër faktit se janë mbi 30 vjeç, kërkohen nga shumë skuadra të njohura evropiane. Kriza financiare i ka shtyrë klubet që të përqendrohet te lojtarët e shtyrë në moshë dhe që sjellin përvojë, para atyre më të rinj, por që kushtojnë shtrenjtë. Afati kalimtar i janarit për futbollistë është futur në dy javëshin e tij të fundit ndaj dhe zërat për transferime të ndryshme sa vijnë dhe bëhen më të forta. Ekipe që kërkojnë të përforcohen, ekipe që duan t’i largojnë futbollistët e ‘panevojshëm’ dhe futbollistë që duan një aventurë të re. Deri tani janë kryer lëvizjet e para, megjithëse ende nuk ka blerje të mëdha. Duke e parë që futbollistët e rinj në moshë dhe të talentuar janë vështirë për t’u marrë nga ekipet aktuale, shumë klube i kanë hedhur sytë mbi lojtarë të mëdhenj në moshë dhe që janë në prag të skadimit të kontratave me klubet e tyre. Një prej tyre është edhe Frank Lampard i Chelseat, i cili së bashku me shokun e skuadrës Ashley Cole priten të largohen nga "Stamford Bridge” pasi në verë iu skadon kontrata. Disa klube janë vënë në kërkim të tyre ku spikat më shumë Manchester United dhe Paris Saint Germain. Emër tjetër është ai i Didier Drogba, i cili edhe pse në një moshë 34 vjeçare, sërish tërheq pas vetes klube me emër si Juventus apo Milan. Mesa duket, ‘pleqtë’ në futboll janë ende në modë, kryesisht në Serie A, ku mund ta përmendim Tomasso Rocchin, 35 vjeç, i cili e la Lazion për t’u transferuar tek Interi dhe deri tash është goditja e vetme e Nerazzurrëve në afatin kalimtar të dimrit apo te skuadra e Sir Alex Ferguson, trajner i cili beson shumë te futbollistët mbi 30 vjeç. Mjafton të përmendim Ryan Giggs apo Paul Scholes, të cilët vazhdojnë të luajnë, përkundër faktit se i janë afruar moshës 40 vjeçare. Por, futbollist i lirë është edhe David Beckham, i cili spekulohet se mund të rikthehet në Milan, pasi kaloi pesë vjet në Los Angeles Galaxy. Gjithashtu, çmimi i lartë i futbollistëve kualitativë dhe të rinj i ka shtyrë klubet evropiane, edhe ashtu në krizë, që t’i kërkojnë futbollistët e vjetër, të cilët me përvojën e tyre, mund të kontribuonin në gjashtë muajt e ardhshëm.  /(e.s) albaniabet/


Category: KAMPIONATE TE TJERA | Views: 468 | Added by: albaniabet | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]