Main » 2013 » Shkurt » 16 » Venger: Nëse mundim Bajernin, mund të fitojmë Champions!
09:43:45
Venger: Nëse mundim Bajernin, mund të fitojmë Champions!
Venger: Nëse mundim Bajernin, mund të fitojmë Champions!
  • Foto nga AlbaniaBet

    Arsen Venger


Reklama Vodafon
PREMIERE LEAGUE – 16 Shkurt 2013   Trajneri i Arsenalit, Arsen Venger, mendon se ekipi i tij do të fitojë besimin e duhur për të fituar Ligën e Kampioneve, nëse arrin të kalojë Bajern Mynih në sfidën që i ka vënë përballë në 16 më të mret e turneut. "Të martën na pret një ndeshje e madhe përballë Bajernit. Nëse arrijmë t’i kalojmë, atëherë pse nuk duhet të vazhdojmë dhe ta fitojmë këtë trofe?”, u shpreh Venger. "Në fillim të duket edhe se të fitosh Kupën FA është gjëja më e lehtë në botë, por asnjëherë nuk e di se sa e vështirë është. Nëse e krahason me kampionatin, kuptohet se kemi më shumë shanse, pasi në kampionat jemi shumë mbrapa”, tha trajneri francez para ndeshjes që skuadra e tij luan kundër Bllekbërn në Kupën FA. Ndonëse ndeshja me Bajernin mund të cilësohet një pikë shumë e rëndësishme e sezonit, Venger nuk dëshiron që të heqë dorë nga Kupa FA dhe shpreson që të zgjidhë më parë sfidën me Bllekbërnin për të kaluar në çerekfinalet e turneut. "Kupa FA është një objektiv i rëndësishëm për ne. E marrim gjithmonë seriozisht, po ecim mirë dhe duam të vazhdojmë në këtë mënyrë”, tha Venger. /(e.s) albaniabet/


Category: PREMIER LIGA | Views: 492 | Added by: albaniabet | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]