Main » 2013 » Shkurt » 8 » Vëllezërit Hetemaj synojne mbijetese
13:24:47
Vëllezërit Hetemaj synojne mbijetese
Vëllezërit Hetemaj synojne mbijetese
  • Foto nga AlbaniaBet

    Vëllezërit Hetemaj


Reklama Vodafon
Seria A – 08 Shkurt 2013   Vëllezërit Hetemaj, Përparimi dhe Mehmeti, e kanë të njëjtin objektiv: njëri synon që me ekipin e tij Chievo ta sigurojë mbijetesën në Serie A, kurse tjetri me Regginan në Serie B. Pasi t’i arrijnë qëllimet që ia kanë vënë vetes, futbollistët kosovarë që e përfaqësojnë Finlandën do të mendojnë për të ardhmen e tyre. Vëllezërit Hetemaj, Përparimi dhe Mehmeti, e kanë një objektiv. Ata synojnë që me ekipet përkatëse ta sigurojnë mbijetesën. I pari luan në Serie A me Chievon, kurse i dyti në Serie B me Regginan. Përparimi është i përqendruar plotësisht tek ekipi nga Verona, ndërsa në fund të sezonit do ta shohë zgjedhjen më të mirë për karrierën e tij. "Nuk mendoj shumë për një të ardhme të largët. Jam mirë këtu, por preferoj të shkoj përpara lojë pas loje, stërvitje pas stërvitjeje. Nuk dua të merrem tash me atë që do të ndodhë nga qershori e më tej. Nëse do të mendoja për më larg, do më kushtonte në lojë, pasi që nuk do të isha i koncentruar. Ajo që çon peshë më shumë është fitorja”, deklaroi 26 vjeçari. "Unë do të mundohem ta ndihmoj Chievon që ta sigurojë mbijetesën e më pas të shohim”, vazhdoi Përparimi. Për futbollistin drenicas, interesim ka shfaqur Lazio, e cila mund ta transferojë gjatë verës. Më parë përfaqësuesi finlandez kishte luajtur edhe në ekipet Helsinki, AEK Athinë, Apollon Kalamarias, Twente e Brescia. Ndërkohë, vëllai i tij më i vogël, Mehmeti, gjithashtu po bën përpjekje që ta ndihmojë Regginan t’i shpëtojë rënies nga liga e dytë italiane. "Unë po ia kaloj mirë këtu dhe jam i bindur me kualitetin e këtij ekipi. Do të mundohemi ta arrijmë objektivin tonë, mbijetesën dhe do të mundohem ta jap kontributin tim duke e dhënë maksimumin”, tha Hetemaj junior për ueb faqen italiane regginacalcio.com. Ai e përgëzon ekipin për përkushtimin që ka këtë sezon, që nuk dorëzohet kurrë dhe lufton me të gjitha forcat. Në aspektin individual, Mehmeti thotë se ka luajtur në disa skuadra italiane dhe jashtë, por që ekip më të organizuar se Reggina nuk ka gjetur. Në të kaluarën, 25 vjeçari ka luajtur në Helsinki, Viiking, Panionios,Thrasyvoulos e AlbinoLeffe. /(e.s) albaniabet/


Category: SERIA A | Views: 441 | Added by: albaniabet | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]