Main » 2013 » Janar » 17 » Valdet Rama largohet nga skuadra e St. Gallenit
10:57:04
Valdet Rama largohet nga skuadra e St. Gallenit
Valdet Rama largohet nga skuadra e St. Gallenit
  • Foto nga AlbaniaBet

    Valdet Rama


Reklama Vodafon
St. Gallenit – 17 Janar 2013   Valdet Rama është larguar nga skuadra e St. Gallenit, ku ishte duke u testuar nga fillimi i këtij muaji. Por, që nga fillimi i kësaj jave, sulmuesi shqiptar nuk është parë në stërvitjet me ekipin zviceran. Vëllai i Valdetit, Visar Rama, i cili është edhe menaxher, ka bërë të ditur se ish sulmuesi i Hannoverit dhe i Wolfsburgut është larguar nga St Gallen, pasi kjo e fundit nuk ka arritur marrëveshje rreth dëmshpërblimit me ekipin suedez Orebro. "Ne kemi negociuar një muaj e gjysmë me drejtorin sportiv Peischl Heinz dhe kemi rënë dakord për transferimin e Valdetit te St Gallen. Gjithashtu edhe trajneri Saibene e ka dashur lojtarin në ekip. Por, si duket St Gallen dhe Orebro nuk kanë rënë dakord rreth shumës së dëmshpërblimit pasi Valdeti ka kontratë me suedezët deri në verë”, ka deklaruar Rama për tabloidin zviceran Blick. Sipas tij, Valdeti ka oferta nga disa skuadra të ndryshme skandinave. Ndërkohë, zëdhënësi për media i St Gallenit, Laut Berater, ka mohuar që klubi të ketë biseduar me zyrtarë të Orebros rreth dëmshpërblimit të Valdet Ramës. Ai ka pohuar se klubi zviceran ka qenë i gatshëm ta angazhojë sulmuesin kosovar në ekip. /(e.s) albaniabet/


Category: KAMPIONATE TE TJERA | Views: 423 | Added by: albaniabet | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]