Main » 2013 » Janar » 18 » Valdes nuk do të rinovojë
10:01:29
Valdes nuk do të rinovojë
Valdes nuk do të rinovojë
  • Foto nga AlbaniaBet

    Portieri i Barcelones Victor Valdes


Reklama Vodafon
Barcelona – 18 Janar 2013   Portieri i Barcelonës, Victor Valdes, ka njoftuar klubin se ai nuk e ka në plan që të rinovojë kontratën e tij e cila skadon në vitin 2014. Zyrtarët e Barcelonës mbajtën bisedime me portierin të enjtën dhe tashmë katalanasit janë hedhur në treg për një portier të ri kualitativ, pasi Valdes vendosi të mos rinovonte. "Agjentët e Victor Valdes i kanë thënë Barcelonës në takimin e mbajtur sot pasdite se me vendim të parrevokueshëm lojtari nuk do të rinovojë kontratën, duke shmangur bisedimet e mëtutjeshme për pagën e tij”, i kanë thënë zyrtarë të Barcelonës agjencisë Efe. Kontrata e Valdes skadon më 30 qershor të vitit 2014 dhe ai pritet që ndoshta edhe më herët të largohet nga klubi, pasi disa herë ka shprehur hapur dëshirën për të përjetuar kultura të reja. /(e.s) albaniabet/


Category: LA LIGA | Views: 476 | Added by: albaniabet | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]