Main » 2013 » Shkurt » 12 » Ujkani vazhdon te ngroh stolin
09:33:29
Ujkani vazhdon te ngroh stolin
Ujkani vazhdon te ngroh stolin
  • Foto nga AlbaniaBet

    Samir Ujkani


Reklama Vodafon
Kombetarja – 12 Shkurt 2013   Samir Ujkani e kishte paramenduar ndryshe eksperiencën në Chievo. Portieri kosovar e la Palermon për të luajtur në vazhdimësi tek ekipi nga Verona, por kjo nuk po ndodh. Madje, trajneri Eugenio Corini e ka konfirmuar portierin Cristian Puggioni, i cili po mbron rregullisht, duke ia zbehur kështu gjasat përfaqësuesit shqiptarë për të luajtur. Samir Ujkanit nuk po i këndohet këngë e mirë. Portieri kosovar e la Palermon gjatë janarit për të luajtur në vazhdimësi, duke e zgjedhur Chievon pikërisht për këtë shkak. Mirëpo, përfaqësuesi shqiptar nuk e ka shijuar ende asnjë minutë në fanellën verdh e kaltër, tek e cila është huazuar deri në fund të sezonit. Lajmi i keq për vushtrriasin arriti së fundmi nga trajneri Eugenio Corini, i cili e ka konfirmuar portierin Cristian Puggioni si titullar në portë dhe është i bindur me paraqitjet e tij. Pas largimit të Stefano Sorrentinos, Puggioni ka fituar vetëbesim dhe po mbron në vazhdimësi. "Pas largimit të Sorrentinos ka arritur Ujkani, por portieri është një rol delikat. I kemi dhënë një shenjë vazhdimësie Puggionit, i cili po ushtron me ne qe një vit e gjysmë. Është e vërtetë se ka mbrojtur pak kur e kishte përpara Sorrentinon, mirëpo kur është ftuar në raste, ka konfirmuar kualitete të larta dhe mund të përmirësohet ende. Është e qartë se ai duhet të luajë në vazhdimësi dhe ta ndiejë besimin tonë”, ka thënë trajneri italian për të përditshmen L’Arena. Ujkani kishte kaluar tre vjet huazim në Novara, para se të rikthehej në fillim të këtij sezoni në Palermo. Mirëpo, ish portieri i Anderlechtit nuk bindi me paraqitjet e tij dhe ekipi sicilian vendosi ta huazojë deri në fund të sezonit tek ekipi nga Verona. Javë më parë, në prezantimin e tij Ujkani kishte deklaruar se do të punojë fort për të mbrojtur në vazhdimësi në Chievo, arsye pse kishte shkuar aty, dhe se do të mundohet ta ndihmojë ekipin verdh e kaltër që t’i arrijë objektivat. Në ndeshjet e fundit, Ujkani e ka humbur vendin e titullarit edhe në Kombëtaren shqiptare, i cili tash i takon Etrit Berishës. /(e.s) albaniabet/


Category: LEGJONARET | Views: 461 | Added by: albaniabet | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]