Main » 2013 » Janar » 30 » Ujkani tek Chievo: Do bej nje karriere te shkelqyer
09:58:50
Ujkani tek Chievo: Do bej nje karriere te shkelqyer
Ujkani tek Chievo: Do bej nje karriere te shkelqyer
  • Foto nga AlbaniaBet

    Saimir Ujkani


Reklama Vodafon
Chievo – 30 Janar 2013   Portieri kuqezi ka firmosur kontraten me klubin veronez, ndersa prezantimi i tij do te behet diten e sotme Ashtu sic pritej, Samir Ujkani ka kaluar diten e djeshme zyrtarisht ne radhet e Chievos, duke u bere portieri i ri i kesaj skuadre. Gardiani i perfaqesueses shqiptare kishte dy dite qe negocionte kushtet personale me verdheblute dhe vetem gjate dites se djeshme ka rene dakord per transferimin e tij. "Jam i sigurt qe do te bej nje karriere te shkelqyer te skuadra veroneze”, ka thene portieri kuqezi pasi ka hedhur firmen ne kontrate. Nderkaq, mesohet se prezantimi i tij te Chievo do te behet diten e sotme, ku do te mesohen edhe termat financiare. Arsyeja e shtyrjes se zyrtarizimit, sipas mediave italiane, lidhet me nje kerkese disi te larte qe pati bere dje drejtori sportiv i Palermos ndaj klubit veronez. Te Palermo sapo mesuan qe Ujkani dhe presidenti i Chievos, Kampedeli, kishin rene dakord per te gjitha detajet, tentuan qe me pas te mund te perfitonin disi nga ana financiare. Kjo beri qe Kampedeli te mos terhiqej nga marrja e portierit, por te priste edhe 24 ore te tjera, per te qene me i sigurt. Ujkani perfiton 350 mije euro neto rroge ne sezon te Palermo dhe e njejta shifer pritet te ruhet edhe te Kievo. Kushtet e transferimit flasin per nje huazim deri ne fundin e ketij sezoni, me te drejte blerjen e gjysmes se kartonit te tij nga Chievo. Skuadra e Verones shpreson qe te arrije te mbaje portierin edhe pas ketij sezoni, duke i ofruar nje kontrate te re dhe duke e blere perfundimisht nga Palermo, klub me te cilin Ujkani ka nje kontrate deri ne vitin 2014. 
Karriera e Ujkanit
 Ne karrieren e 24-vjecarit jane Palermo (20 ndeshje, ne Serine A) dhe Novara (83 ndeshje, midis Serise A dhe B). Duhet theksuar fakti se, Ujkani nuk e ka pasur fatin me vete, pasi eshte demtuar dy here rende: heren e pare pesoi nje frakture ne molleza dhe theu kater dhembe (Novara-Bolonja, 16 tetor 2011) duke luajtur disa ndeshje me maske mbrojtese; nderkohe qe heren e dyte theu pjesen e siperme te dores (Roma-Novara, 1 prill 2012), duke qendruar disa muaj pa luajtur. Samiri do te debutoje me fanellen e Chievos qye ne takimin e pare kunder Juventusit, kryesuesit te Serise A, ndersa sfiden kunder ish-ekipit te tij, Palermos do ta luaje me 16 shkurt. Pas 22 javesh, Chievo e trajnerit Euggenio Corinit renditet ne vendin e 11-te me 28 pike. Ne ndeshjen e fundit fitoi 1-0 me Lazion e Lorik Canes. Per Chievon kane luajtur Erjon Bogdani (61 ndeshje, 8 gola), Xhulian Rrudho (1 ndeshje, 2006-2007) dhe ne force tani eshte kosovari me pasaporte finlandeze, mesfushori 26-vjecar Perparim Hetemaj (17 ndeshje kete sezon). Samir Ujkani numeron 18 ndeshje me Kombetaren shqiptare (debutoi, me 26 mars 2011 kunder Bjellorusise). /(e.s) albaniabet/


Category: SERIA A | Views: 503 | Added by: albaniabet | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]