Main » 2013 » Shkurt » 16 » UEFA, agjent sekret në Shqipëri për trukimet
10:08:31
UEFA, agjent sekret në Shqipëri për trukimet
UEFA, agjent sekret në Shqipëri për trukimet
  • Foto nga AlbaniaBet

    Foto ilustruese


Reklama Vodafon
TRUKIME – 16 Shkurt 2013   UEFA dërgon agjent sekret në Shqipëri për të monitoruar nga afër ndeshjet e Kategorisë Superiore. Raporti i fundit i "Sport Radar”, por edhe përfshirja e klubeve shqiptare në listën e atyre që dyshohen për trukime ndeshjesh në kompeticionet e UEFA-s, ka bërë që institucioni më i lartë i futbollit të ndërmarrë hapa konkretë. Të dërguar të UEFA-s mësohet se prej pak javësh kanë nisur vëzhgimin nga afër të ndeshjeve të kampionatit shqiptar. Burime të sigurta në FSHF tregojnë për "Panorama Sport” se gjatë javës së kaluar, një përfaqësues i UEFA-s ka ndjekur në stadiumin "Gjirokastra” ndeshjen Luftëtari-Kukësi, e cila përfundoi 1-3. "Një anglez ka mbajtur gjatë gjithë kohës shënime për takimin, por pa dhënë detaje për rolin e tij, edhe pse pranoi se ishte zyrtar i UEFA-s”,- sqarojnë për gazetën të njëjtat burime. Mendohet se vëzhguesit e institucionit më të lartë të futbollit në Europë zgjedhin tre nga shtatë ndeshjet e çdo jave në Superiore për t’i vëzhguar. Deri më tani prania e tyre në stadiumet shqiptare është mbajtur sekret, pasi edhe në FSHF nuk japin sqarime. Gjithsesi, fakti që qeveria e futbollit është vënë në lëvizje për atë që po ndodh në Shqipëri, do të thotë se situata këtë herë është marrë shumë seriozisht. Nëse më parë gjithçka ka qenë një tymnajë, pasi asnjëherë nuk janë faktuar ndeshjet që janë cilësuar si të trukuara, duket se këtë herë UEFA do të ushtrojë gjithë mekanizmat e saj për të luftuar këtë fenomen në kampionatin shqiptar. Klube si Tirana dhe Vllaznia janë nën hetim nga ky institucion për ndeshjet ndërkombëtare të viteve të kaluara. Megjithatë, duke qenë se fenomeni ka prekur shumë kampionatin shqiptar, UEFA ka marrë përsipër të dërgojë vëzhgues në terren, për t’i bërë më pas gjërat konkrete në lidhje me ndeshjet, të cilat rëndom përfliten në çdo javë të Superiores. Vetë kreu i FSHF-së, Armand Duka, ka pranuar se në futbollin shqiptar ka trukime, por sipas tij nuk mund të dënohen pa pasur fakte. Gjatë vitit të kaluar u ngrit Komisioni i Etikës, por deri më tani ky organ ka rezultuar më shumë një flluskë sapuni. /(e.s) albaniabet/


Category: KAMPIONATE TE TJERA | Views: 498 | Added by: albaniabet | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]