Main » 2013 » Janar » 30 » Tifozet e Chelseat firmosin peticion per te hequr Benitez
11:23:23
Tifozet e Chelseat firmosin peticion per te hequr Benitez
Tifozet e Chelseat firmosin peticion per te hequr Benitez
  • Foto nga AlbaniaBet

    Rafa Benitez


Reklama Vodafon
Chelsea – 30 Janar 2013   Situata e Rafael Benitez te Chelsea eshte perkeqesuar pasi eshte rritur ndjeshem presioni qe po bejne tifozet e ekipit londinez ndaj tij. Iniciativa me e fundit e tyre per te larguar trajnerin spanjoll eshte nje peticion qe po qarkullon ne internet dhe qe po firmoset me shpejtesi prej mijera tifozeve qe duan t’ia dorezojne ate pronarit Roman Abramovich duke kerkuar largimin e menjehershem te spanjollit. Nje deklarate gjendet ne faqen e internetit change.org, ku jane mbledhur qe tani 2 mije nga 2500 firmat qe nevojiten para se ta dergojne ate te pronari Roman Abramovich. "Tifozet jane jeta dhe gjaku i cdo klubi futbolli. Si tifoze, e kemi bere gjeresisht te qarte se Rafael Benitez nuk ishte i mirepritur te Chelsea, por bordi injoroi deshirat e tifozeve, duke shkarkuar nga puna nje legjende te Chelseat vetem pak muaj pasi na kishte dhene Kupen FA dhe Ligen e Kampioneve”, shkruhet ne kete deklarate, ku tifozet tallen me prononcimin e famshem te Benitez kur permendte shume here fjalen "fakt”. "Le te shohim FAKTET: Kemi humbur ne Boterorin e Klubeve perballe Corinthians te cilin mund dhe duhej ta kishim mundur. Dolem nga Kupa e Liges pa asnje shenje jete. Jemi 9 pike me larg kreut te renditjes sesa ne momentin kur Rafael Benitez u punesua. Forma jone ne kampionat eshte me e keqe sesa ajo e periudhes per te cilen Di Matteo u shkarkua. Taktikat e cuditshme si nderrimi koke per koke i mbrojtesve kur po humbim, eshte kthyer ne shenjen dalluese te trajnerit tone”, shkruhet ne deklaraten e cila me pas kerkon nga Roman Abramovich dhe bordi i klubit qe te shkarkojne menjehere Benitez, duke bere te qarte se ky peticion eshte thjesht nje menyre qe te gjithe te punojne ne te njejtin drejtim, per te miren e klubit ku aktualisht drejton nje trajner qe "nuk do te pranohet kurre nga tifozet e Chelseat”. /(e.s) albaniabet/


Category: PREMIER LIGA | Views: 469 | Added by: albaniabet | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]