Main » 2013 » Shkurt » 5 » Te Interi ka krize
11:16:41
Te Interi ka krize
Te Interi ka krize
  • Foto nga AlbaniaBet

    Lojtaret e Interit duke festuar


Reklama Vodafon
Inter – 05 Shkurt 2013   Inter nuk është duke kaluar një periudhë të mirë. Këtë e dinë të gjithë tifozët e Nerazzurrëve, por e konfirmojnë edhe statistikat. E përditshmja sportive italiane La Gazzetta dello Sport analizon momentin aspak të mirë që po kalon skuadra e Interit. Futbollistët e trajnerit Andrea Stramaccionit u mposhtën të dielën, në ndeshjen e javës së 23 të Serie A, 3-1 nga Siena e vendit të fundit. Gjiganti milanez është në seri të errët dhe ka arritur vetëm 6 pikë në 7 ndeshjet e fundit. Vetëm një fitore kundër modestëve të Pescaras, 3 barazime dhe 3 humbje: statistika që tregojnë se skuadra po shkon drejt dështimit. Përballë Sienas Inter tregoi mungesë përqendrimi, lodhje fizike si dhe një lojë pa "kokë” dhe "ide”. Edhe goli i vetëm i shënuar nga Antonio Cassano, i cili shtyhu topin në rrjetën bosh, ishte rastësi, shkruan Gazzetta. Stadiumi "Franchi” i Sienas ka qenë gjithmonë një fushë ku Inter dilte fitimtarë por kësaj radhe nuk ndodhi kështu, ndoshta fajet mund ti vihen edhe fushatës jo të mirë të mirë të përforcimeve që bënë drejtuesit e klubit. Nëse javë më parë Milan e shihte me dylbi Inter, sot "komshinjtë” janë me pikë të barabarta. Trajneri Stramaccioni ka pranuar se ekipi i tij është duke kaluar një periudhë të vështirë por shprehu besimin se prapë do të arrijë objektivat e sezonit. "Është pa dyshim një humbje e keqe dhe jemi të hidhëruar. Na munguan disa futbollistë por nuk ka arsyetim për një paraqitje kaq të dobët. Pavarësisht se humbëm, jemi vetëm tre pikë larg zonës që siguron kualifikimin për në Ligën e Kampionëve andaj nuk duhet të ndalemi dhe duhet të vazhdojmë të luftojmë. Ne ende mund të arrijmë objektivin tonë por duhet t’i besojmë vetes, sepse jemi skuadër që në nëntor ishte një pikë larg liderit dhe pati ambicie të mëdha”, deklaroi Stramaccioni. Ish trajneri i ekipit të rinjve të Interit, pasi udhëhoqi skuadrën drejt gjysmëfinales në Coppa Italia dhe fazën eliminatore të Europa League, ende ka besim në aftësitë e futbollistëve të tij. "Jemi duke kaluar një periudhë të vështirë por jam i sigurt se do të dalim prej saj. Duhet të kthehemi në rrugën e duhur, sa më parë që është e mundur”, përfundoi ai. /(e.s) albaniabet/


Category: SERIA A | Views: 129 | Added by: albaniabet | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]