Main » 2013 » Shkurt » 5 » SuperMario le pa gjume Berlusconin
10:56:13
SuperMario le pa gjume Berlusconin
SuperMario le pa gjume Berlusconin
  • Foto nga AlbaniaBet

    Mario Balotelli


Reklama Vodafon
Milan – 05 Shkurt 2013   Mario Balotelli me debutimin e tij fantastik me fanellën e Milanit ka bërë që të jetë kryefjala e javës në Itali dhe jo vetëm, ku të gjithë sportdashësit dhe mediat flasin vetëm për të. Madje edhe trajneri i Italisë, Cesare Prandelli ka gjetur kohën për ta përshëndetur. Duhet të kthehemi pas 50 vjet për të gjetur një tjetër futbollist të Milan (Danova) që shënbonte dy gola në ndeshjen debutuese. Por Mario Balotelli është "Super" edhe në penallti: 10 gola të realizuar në 10 penallti. Debutimi fantastik i ish sulmuesit të Manchester City ka kënaqur jashtë mase edhe presidentin Silvio Berlusconi, i cili është shprehur: "Dopieta më ka lënë pa gjumë gjithë natën". Balo si Ibra: Ka karizëm dhe fizik si Ibrahimoviç", do të shprehej Administratori i Deleguar Adriano Galliani. Ndërsa trajneri Massimiliano Allegri ka deklaruar: "Ma kujton, mund të bëhet si ai". Ndërkohë Balotelli ka festuar dy-golëshin në diskotekë rap së bashku me El Shaarawyn dhe Niang./(e.s) albaniabet/


Category: SERIA A | Views: 133 | Added by: albaniabet | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]