Main » 2013 » Shkurt » 13 » Sukaj shënon golin e 9-të për Sepahanin (VIDEO)
11:02:55
Sukaj shënon golin e 9-të për Sepahanin (VIDEO)
Sukaj shënon golin e 9-të për Sepahanin (VIDEO)
  • Foto nga AlbaniaBet

    Xhevahir Sukaj


Reklama Vodafon
LEGJONARET – 13 Shkurt 2013   Sulmuesi shqiptar që luan në elitën e futbollit iranian me Sepahanin, Xhevahir Sukaj ka shënuar sërish. 25 vjeçari ka shënuar në minutën e 81-të të ndeshjes golin e vetëm të saj dhe skuadra e tij ka mundur kësisoj 1-0 ekipin Rah Ahan. Kur ndeshja dukej se po shkonte drejt barazimit pa gola por nuk do mendonte kështu Sukaj që 9 minuta para fundit të ndeshjes, ka shënuar një gol me mjaft vlera. Gol ky që i ka dhënë tre pikë Sepahanit i cili pas javës së 25-të të kampionatit, ndodhet në vendin e dytë të renditjes në kampionatin iranian të futbollit me 47 pikë duke qenë gjithnjë në ndjekje të skuadrës kryesuese Esteghlal Teheran me dy pikë më shumë. Sukaj arrinë në kouten e nëntë golave të shënuar në kampionatin e Iranit. /(e.s) albaniabet/

Category: LEGJONARET | Views: 505 | Added by: albaniabet | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]