KOMBETARJA
– 14 Shkurt 2013
FIFA ka publikuar sot rënditjen e ekipeve kombëtare të futbollit për muajin janar-shkurt ku siç edhe jemi mësuar në muajt dhe vitet e fundit kryesohet nga kampionët e Botës dhe Europës, Spanja, e ndjekur nga Gjermania dhe Argjentina e Lionel Messit.
Pas humbjes 1-2 kundër Gjeorgjisë Shqipëria ka humbur 8 pozicione duke zbritur në vendin e 71, njësoj si Brazili që pas pas humbjes me Anglinërenditet i 18, një vend më poshtë se Franca.
Bie në sy prezenca në Top 10 e Kroacisë dhe Rusisë, ndërsa Kolumbia renditete 6 duke lënë pas Portugalinë dhe Hollandën.
/(e.s) albaniabet/