Katar – 30 Janar 2013
E Gazeta sportive prestigjioze franceze "France Football” sot ka publikuar një lajm bombastik ku thuhet se Katari i ka blerë votat për të marrë të drejtën e organizimit të Kampionatit Botëror "Katari 2022″.
Gazeta e famshme sportive ka nxjerrë një dosje prej 20 faqesh në të cilën ka bazë të akuzoj shtetin e pasur aziatik se ka fituar këtë të drejtë me blerje votash.
Michel Platini thuhet se është i përzier në këtë rast pasi që atë e kanë parë në një darkë me kryeministrin e Katarit, ku edhe mund të jenë manipuluar votat.
Pas këtij hetimi gjasat janë që vendimi që Katari të organizoj këtë botëror të anulohet për tu hapur një garë e re.
Edhe Michel Platini mund të jetë "viktimë” e këtij rasti nëse hetohet saktësia e këtij burimi.
/(e.s) albaniabet/