Main » 2013 » Shkurt » 19 » Siena e Bogdanit fiton ndaj Lazios se Canes
09:39:25
Siena e Bogdanit fiton ndaj Lazios se Canes
Siena e Bogdanit fiton ndaj Lazios se Canes
  • Foto nga AlbaniaBet

    Erjon Bogdan dhe Lorik Cana gjate nje dyluftimi


Reklama Vodafon
Seria A – 19 Shkurt 2013   Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Erjon Bogdani, i cili është pjesë e Sienës, ka luajtur një çerek lojë në fitoren e mbrëmshme të skuadrës së tij ndaj Lazios se Lorik Canës. Siena me dygolëshin e Emegharas (6) dhe një gol të Rosina (23), ka mundur Lazion me rezultat 3-0, në kuadër të Serie A. Në radhët e vendësve në këtë takim në minutën e 75-të në lojë është aktivizuar edhe sulmuesi shqiptar, Erjon Bogdani, kurse tek "lacialët” mesfushori kosovar, Lorik Cana gjithë ndeshjen e ka shikuar nga bankina. Kapiteni i kombëtares shqiptare akoma nuk po ia del të gjejë vend në formacionin e kryeqytetasve. Lazio pas kësaj disfate zbeh gjasat në garën për scudetto, pasi që tashmë bie në pozitën e katërt të renditjes tabelore me 44 pikë, kurse Juventus kryeson tabelën me 55 pikë, ndërsa Siena zë vendin e 18-të me 21 pikë. /(e.s) albaniabet/


Category: SERIA A | Views: 521 | Added by: albaniabet | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]