Main » 2013 » Janar » 21 » Shnajder të Gallatasaraj, sot vizita mjekësore dhe firma
10:26:55
Shnajder të Gallatasaraj, sot vizita mjekësore dhe firma
Shnajder të Gallatasaraj, sot vizita mjekësore dhe firma
  • Foto nga AlbaniaBet

    Uesli Shnajder me fanellen e Gallatasarajit


Reklama Vodafon
Gallatasarajit – 21 Janar 2013   Uesli Shnajder mund të cilësohet një futbollist i Gallatasarajit, pasi më në fund holandezi ka pranuar transferimin në radhët e skuadrës turke. Vendimi i futbollistit është konfirmuar që natën e mbrëmshme, me skuadrën turke që do të prezantojë më vonë gjatë ditës së sotme lojtarin, pas përfundimit të vizitave mjekësore. Për të bindur futbollistin, Gallatasaraj ka ofruar një kontratë prej 5 milion eurosh në sezon, e cila do të zgjasë 3 vite e gjysmë dhe ku janë përfshirë edhe bonuse të ndryshme në lidhej me paraqitjet, numrin e golave apo trofetë e fituar. Ndërkohë, Interi do të përfitojë 7.5 milion euro nga kjo marrëveshje, ku është dashur ndërhyrja e presidentit Morati dhe një drekë e organizuar me lojtarin për ta bindur që të pranonte këtë ofertë. "Ndjehem më i lehtësuar pas këtij vendimi”, ishin fjalët e para të Shnajder si futbollist i skuadrës turke. "Më duket sikur po ëndërroj, pasi jam entuziast që po transferohem në Turqi, edhe pse do të më duhet të mësoj gjuhën turke. Do të jap maksimumin, pasi e di që më presin shumë njerëz atje, tifozët turq janë fantastikë. Di shumë gjëra për këtë klub dhe trajnerin Fatih Terim, ai ka bërë mirë kudo që ka shkuar, dhe sigurisht edhe me kombëtaren turke. Pres me padurim që ta takoj”, ishin fjalët e futbollistit holandez. /(e.s) albaniabet/


Category: KAMPIONATE TE TJERA | Views: 445 | Added by: albaniabet | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]