Main » 2013 » Shkurt » 8 » Shkencëtarët zbulojne sekretin e Messi-t
10:24:52
Shkencëtarët zbulojne sekretin e Messi-t
Shkencëtarët zbulojne sekretin e Messi-t
  • Foto nga AlbaniaBet

    Leo Messi


Reklama Vodafon
Barcelona – 08 Shkurt 2013   Studiues nga Universiteti Brunel në Brtianinë e Madhe janë përpjekur të gjejnë përgjigjen dhe kanë zbuluar se sekreti i suksesit të argjentinasit të Barcelonës Lionel Messi qëndron në trurin e tij. Rezultati i studimit, i publikuar në "Journal of Sport and Exercise Psychology", tregoi se shpejtësia e reagimit është element shumë i rëndësishëm në sportin e futbollit meqë varësisht se sa është e zhvilluar, aq më e lehtë është shmangja e kundërshtarëve. Driblimet dhe aftësitë e tij për realizimin e golave mund ti ketë si rezultat i funksionimit më të shpejtë të trurit. Në studimin ishin të përfshirë 39 futbollistë, nga niveli fillestar deri te ai gjysmë-profesionist, të cilëve i është bërë një skanim MRI i trurit derisa i është publikuar një xhirim ku disa futbollistë kundërshtar po vinin në drejtim të tyre. Duke konsideruar reagimin e tyre, dhe krahasuar atë me veprimet e Messit kur gjendet në situata të tilla është nxjerr përfundimi se truri i argjentinasitfunksionon shumë më shpejtë se ai i futbollistëve të tjerë dhe kjo bënë që ai të ketë shkëlqim të tillë në fushën e lojës. /(e.s) albaniabet/


Category: LA LIGA | Views: 131 | Added by: albaniabet | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]