Main » 2013 » Shkurt » 11 » Shaqiri normalisht në stërvitje
14:09:55
Shaqiri normalisht në stërvitje
Shaqiri normalisht në stërvitje
  • Foto nga AlbaniaBet

    Xherdan Shaqiri


Reklama Vodafon
Bayern Munich – 11 Shkurt 2013   Mesfushori kosovar i Bayern Munichut, iu është rikthyer stërvitjeve pas dy javëve mungesë, për shkak të një lëndimi që pati në nyjën e këmbës. "Jam përsëri mirë. Nuk kam më asnjë problem dhe u jam rikthyer stërvitjeve me kohë të plotë”, ka thënë Shaqiri për mediet gjermane. Gjatë kësaj kohe 21 vjeçari gjilanas, mungoi në ballafaqimet që Bayerni i zhvilloi ndaj Mainz dhe Schalke 04. Po ashtu nuk arriti që të luaj për përfaqësuesen zvicerane në mesjavë e cila luajti baras pa gola me Greqinë në Athinë. "I kam kaluar të gjitha problemet dhe shpresoj që të jem në formacion në ndeshjen e radhës që do ta zhvillojmë kundër Wolfsburgut të premten. Jam i përgatitur dhe këtë ia kam thënë edhe trajnerit. Gjithsesi me rëndësi është që jam rikthyer përsëri në stërvitje dhe jam në dispozicion të trajnerit”, ka shtuar 21 vjeçari. /(e.s) albaniabet/


Category: BUNDESLIGA | Views: 395 | Added by: albaniabet | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]