Main » 2013 » Shkurt » 21 » Shalke gati sa nuk pushtoj Stambollin (VIDEO)
10:06:11
Shalke gati sa nuk pushtoj Stambollin (VIDEO)
Shalke gati sa nuk pushtoj Stambollin (VIDEO)
  • Foto nga AlbaniaBet

    Caste nga ndeshja


Reklama Vodafon
Champions League – 21 Shkurt 2013   Shalke ka arritur të marrë një barazim shumë të vlefshëm 1-1 në fushën e Gallatasarajit, duke qenë tashmë një hap para në luftën për kualifikimin në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve. Në ndeshjen e luajtur në Stamboll, ka qenë ekipi vendas që ka filluar takimin shumë vrullshëm, duke pasur në fushë si Shnajder, ashtu edhe Drogba. Por është Burak Jilmaz që shfaqet më rrezikshëm, duke tentuar fillimisht me një gjuajtje që kalon mbi traversë, e më pas, në minutën e 12-të, duke gjetur rrugën e rrjetës, pas një veprimi individual spektakolar.Në ndeshjen e luajtur në Stamboll, ka qenë ekipi vendas që ka filluar takimin shumë vrullshëm, duke pasur në fushë si Shnajder, ashtu edhe Drogba. Por është Burak Jilmaz që shfaqet më rrezikshëm, duke tentuar fillimisht me një gjuajtje që kalon mbi traversë, e më pas, në minutën e 12-të, duke gjetur rrugën e rrjetës, pas një veprimi individual spektakolar. Më pas, është Altintop që ka një mundësi të artë për të shënuar, kur Hildebrand nuk arrin të kontrollojë gjuajtjen e Drogba, por tentativa e turkut ndalet nga traversa. Por Shalke fillon të reagojë dhe merr kontrollin e lojës. Falë këtij ngulmimi vjen edhe goli i barazimit me Xhons që shfrytëzon një pasim të artë të Farfan pikërisht në minutën e fundit të pjesës së parë. Në pjesën e dytë, Fatih Terim ul në stol Shnajder jo në maksimumin e tij, ndërsa Drogba kthehet në liderin e vërtetë të skuadrës, pasi nga këmbët e tij kalon çdo aksion i turqve që kërkojnë me ngulm golin. Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë i krijon mundësinë Jilmaz që të shënojë edhe golin e dytë, por lojtari që ka gjetur 7 herë rrugën e rrjetës në këtë edicion të Ligës së Kampioneve, gabon në mënyrë të pabesueshme. Ndaj ndeshja përfundon në barazim 1-1, që lë gjithçka të hapur për takimin e kthimit, ndonëse gjermanët janë më të qetë, duke ditur se tani do t’i mjaftojë edhe një barazim pa gola për të kaluar turin. /(e.s) albaniabet/


Category: KUPAT E EUROPES | Views: 581 | Added by: albaniabet | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]