Main » 2013 » Janar » 21 » Sepp Blatter: Sanksione te ashpra per fyerjet rraciste
10:23:51
Sepp Blatter: Sanksione te ashpra per fyerjet rraciste
Sepp Blatter: Sanksione te ashpra per fyerjet rraciste
  • Foto nga AlbaniaBet

    Presidenti i FIFA-së Sepp Blatter


Reklama Vodafon
FIFA – 21 Janar 2013   Presidenti i FIFA-së, Sepp Blatter ka propozuar dënime të ashpra ndaj incidenteve të fyerjeve racore. Kreu i Federatës botërore të futbollit ka thënë se gjobat dhe dënimet me zhvillimin e ndeshjeve prapa dyerve të mbyllura nuk mjaftojnë. Andaj, ai mendon se duhet aplikuar sanksione të ashpra që përfshijnë heqjen e pikëve e madje edhe përjashtimin nga liga. Presidenti i FIFA-së, Sepp Blatter ka thënë se skuadrat fajtore për diskriminim mund të dënohen me heqje të pikëve ose edhe përjashtim nga liga. Blatter shkaktoi ‘stuhi’ të reagimeve më 2011 kur gjatë një interviste për CNN World Sport tha se "nuk ka racizëm” në futboll dhe shtoi: "Ne jemi në një lojë, në fund të saj, i shtrëngojmë duart, dhe kjo mund të ndodhë në fushën e lojës ku nganjëherë jo gjithçka është korrekte, por në fund të ndeshjes çdo gjë merr fund dhe e keni takimin e radhës ku mund të silleni më mirë”. Ai mori kritika të ashpra për këto komente dhe u përball me thirrje për tërheqje nga detyra. Por, ai ka zbutur qëndrimin e tij rreth çështjes së diskriminimit racor. Pas incidenteve të shkaktuara në përfundim të ndeshjes së përfaqësueses U-21 të Anglisë kundër Serbisë në tetor, Blatter theksoi se dënimi i shqiptuar nga UEFA prej 80 mijë eurosh gjobë dhe një ndeshje prapa dyerve të mbyllura ishte i pamjaftueshëm dhe u zotua të bisedojë me homologun e tij Michel Platini. Ai së fundmi dënoi edhe incidentin e fyerjeve racore ndaj mesfushorit të Milanit, Kevin-Prince Boateng gjatë ndeshjes miqësore kundër Pro Patrias, këtë muaj, edhe pse theksoi se tërheqja nga fusha nuk është zgjidhja e duhur. Gjatë një konference për shtyp në Sain Petersburg, Blatter, deklaroi: "E gjithë bota lufton kundër racizmit dhe diskriminimit. Futbolli është pjesë e kësaj shoqërie. Ne bashkojmë më tepër se 300 milionë njerëz në mbarë botën dhe duhet të vendosim shembull. Pa sanksione serioze, asgjë nuk do të ndryshojë”. Kurse nëpërmjet një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Tëitter të dielën në mëngjes, Blatter tha se dënimet e mundshme do të diskutohen në javët e ardhshme. Ato përfshijnë penalizmin me pikë por edhe – në raste të rënda – përjashtim nga liga. "Sanksionet kundër veprimeve diskriminuese duhet të jenë shumë të ashpra. Ne do të diskutojmë rreth tyre në takimin e ardhshëm të Komitetit Strategjik pas tre javësh. Heqja e pikëve dhe përjashtimi i ekipit nga liga. Sanksionet financiare nuk janë të mjaftueshme. Ndeshjet me dyer të mbyllura, po ashtu”, shkroi Blatter. /(e.s) albaniabet/


Category: BRAZIL 2014 | Views: 126 | Added by: albaniabet | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]