Main » 2013 » Shkurt » 5 » Salihi drejt Kines
10:09:06
Salihi drejt Kines
Salihi drejt Kines
  • Foto nga AlbaniaBet

    Foto ilustruese


Reklama Vodafon
Legjonaret – 05 Shkurt 2013   Hamdi Salihi duket se po provon aventura nga më të ndryshmet në këto vite të karrierës së tij. Sulmuesi shqiptar, pas eksperiencës njëvjeçare me DC Junajtid në SHBA, tashmë bëhet gati për t’u transferuar në Kinë, ku do të luajë në radhët e Jiangsu Sainty F.C, skuadrës nënkampione të sezonit të kaluar. Në fakt, sulmuesi shkodran pritej t’i bashkohej Tianjin Teda, një ekip që më parë është drejtuar nga ish-trajnerët e përfaqësueses shqiptare, Ari Han dhe Josip Kuzhe. Por duket se marrëveshja ka dështuar dhe Salihi ka rënë në "grepat” e një tjetër skuadre të njohur kineze, e cila kërkon që në këtë sezon të luftojë për titullin kampion në Kinë për t’i dhënë fund dominimit të Guangzhou Evergrande. Lajmi është konfirmuar pak orë më parë nga adresa zyrtare e klubit kinez në Ëeibo, versioni kinez i Tëitter, ku saktësohet se futbollisti do t’i bashkohet ekipit në grumbullimin që po zhvillon në Turqi. Tashmë pritet të mësohet edhe se si do të jenë planet e Salihit në lidhje me kombëtaren shqiptare të futbollit, ku lojtari ka humbur vendin e tij pas mosaktivizimit të rregullt në SHBA. Largësia nga Evropa, falë aktivizimit në Kinë, e bën përsëri të vështirë kthimin e tij mes kuqezinjve në të ardhmen. /(e.s) albaniabet/


Category: LEGJONARET | Views: 147 | Added by: albaniabet | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]