Main » 2013 » Janar » 21 » Sadiku: Dua te fitoj serish “Kepucen e Arte”
10:01:37 Sadiku: Dua te fitoj serish “Kepucen e Arte” | ||
Sadiku: Dua te fitoj serish "Kepucen e Arte”
Armando, mediat e huaja folen shume gjate diteve te fundit per nje transferim te mundshem tuajin nga Lugano, duke permendur ekipe nga Italia, Gjermania, Zvicra, madje dhe nga Anglia. A do te levizni nga Lugano? Jo, do te qendroj te Lugano. Sigurisht, nuk me munguan ofertat, madje shume serioze nga disa ekipe, te cilat ia adresuan klubit, por dhe menaxherit tim, por per shkak te rregullores se FIFA-s nuk mund te leviz. Ne fillim te sezonit luajta per ish-skuadren time, Locarnon, nderkohe qe rregulli i FIFA-s nuk lejon qe te aktivizohesh ne me shume se dy skuadra brenda nje sezoni futbollistik. Sezonin e kaluar fituat "Kepucen e Arte” te Challenge League, kur ishit ne radhet e Locarnos, nderkohe qe serish kryesonin renditjen e golashenuesve ne pjesen e pare te edicionit. A nuk do te ishte me bukur te kishit nje pale "Kepuce te Arta”? S'do te ishte keq. Per momentin kryesoj listen e golashenuesve te kampionatit, keshtu qe e konsideroj te mundshme fitimin e "Kepuces se Arte”. Gjithsesi, konkurrenca eshte e forte. Une kam realizuar 11 gola, por pas meje jane tre lojtare me secili nga 9 gola. Fitimi i "Kepuces se Arte” eshte dhe objektivi im, por ajo qe eshte me e rendesishme jane piket qe duhet te marre dhe t’i jap ekipit tim. Ndihem shume mire fizikisht dhe kjo do te me ndihmoje. Te gjitha ekipet Challenge League po kryejne fazen pergatitore jashte Zvicres, po Lugano? Ne po e kryejme ne Antalia te Turqise. Do te qendrojme deri ne daten 26 janar, teksa do te zhvillojme dhe ndeshje miqesore.
Ne fillim te muajit shkurt do te jete miqesorja e Kombetares A, ajo kunder Gjeorgjise. Si e vleresoni ate takim?
Natyrisht qe, ndeshjet miqesore vetem i bejne mire ekipit dhe sidomos lojtareve te rinj. Trajneri De Biasi po afron shume te tille dhe kjo ndeshje eshte nje mundesi e mire per te testuar veten, para takimit zyrtar me Norvegjine, ne mars, te vlefshem per eliminatoret e Boterorit.
/(e.s) albaniabet/
| ||
|
Total comments: 0 | |