Main » 2013 » Janar » 30 » Ronaldo VS Messi, statistikat e El-Classico
09:37:38
Ronaldo VS Messi, statistikat e El-Classico
Ronaldo VS Messi, statistikat e El-Classico
  • Foto nga AlbaniaBet

    Messi dhe Ronaldo


Reklama Vodafon
Real Madrid–Barcelona – 30 Janar 2013   E gjithë bota i ka sytë na klasikja e radhës, dhe kjo jo vetëm për faktin e historisë së kësaj përballje. Në fushë ka dhe një klasike tjetër, Cristiano Ronaldo ndaj Lionel Messit. Portugezi është një makth për Barcelonën pasi ka shënuar 7 gola në 6 Klasiket e fundit. Dueli i tij me yllin argjentinas arrin kulmin, teksa në fundjavë ai shënoi një tregolësh dhe argjentinasi poker golash. Ylli portugez e ka nisur mirë 2013 me 10 gola në 7 ndeshje, duke regjistruar 21 në kampionat dhe 33 në total. Gjithashtu 27 vjeçari ka arritur kuotën e 100 golave në bernabeu në 87 ndeshje të luajtura. Me tregolëshin ndaj Getafes, CR7 arrin në kuotën e 180 golave me fanellën e "Los Blancos”, një gol larg Gentos së vendit të 6 në klasifikimin goleadorëve më të mirë në historinë e Real Madrid. Për më tepër tripleta e fundjavës së kaluar ishte i dyti i sezonit dhe i 19 në histori, duke arritur legjendën Ferenc Puskas, teksa rekordi mbahet nga Di Stefano me 31 ndeshje ku ka shënuar tre apo më shumë gola në një sfidë. Përballë Ronaldos është Messi, fituesi i "Topit të Artë” në katër sezonet e fundit, duke u shpallur si futbollisti më i mirë në botë. Madje argjentinasi është më shumë se kaq, pasi konsiderohet një mit për shkak të rekordeve që ka thyer. Një i tillë mbahet akoma nga ikona e bardhë, Alfredo di Stefano, që është golashënuesi më i mirë në historinë e "El Clasicos” me 18 gola. Por nëse "Pleshti” shënon në nesër atëhere do të barazonte rekordin e tij, pasi i ka shënuar Realit në të gjitha kompeticionet, La Liga, Copa del Rey, Superkupë dhe Champions League. Nga dita në ditë, Messi po thyen rekorde. Në 2012 kaloi Pele dhe Gerd Muller. Gjithashtu fitoi duelin me Ronaldon edhe në kampionat ku realizoi 50 gola ndaj 41 të portugezit. Askush nuk krahasohet me Messin, pasi edhe Platini, Cruyff dhe Van Basten që kishin fituar nga tre "Topa të Artë” tashmë janë kaluar. Gjithashtu argjentinasi theu rekordin e brazilianit Luis Nazario da Lima Ronaldo, duke shënuar për të 11 javën radhazi në Primera Division. Nëse këto nuk mjaftojnë, Messi është i teti në listën e goleadorëve të La Ligas që ka kaluar kuotën e 200 golave. Me 251 realizime Zarra është në krye, të paktën për momentin. Në Europë "Pleshti” ka shënuar 56 gola në duke kaluar Ruud Van Nistelroy, teksa synimi është të arrihet ish madrileni, Raul Gonzalez Blanco me 71 gola. Ndaj dhe "Klasikja” e nesërme pritet me kaq ankth: luajnë përballë tyre dy më të mirët e planetit. /(e.s) albaniabet/


Category: LA LIGA | Views: 455 | Added by: albaniabet | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]