Main » 2013 » Shkurt » 6 » Ronaldo: Reali nivel me te lart se United
12:36:44
Ronaldo: Reali nivel me te lart se United
Ronaldo: Reali nivel me te lart se United
  • Foto nga AlbaniaBet

    Cristiano Ronaldo


Reklama Vodafon
Liga e Kampioneve – 06 Shkurt 2013   Cristiano Ronaldo ka dhënë një intervistë për revistën e Ligës së Kampioneve ku ka folur për supersfidën e 1/8 së finaleve mes Real Madrid dhe Manchester United, një sfidë që do të jetë e veçantë për portugezin e madrilenëve për vitet që ka kaluar me "Djatë e Kuq". "Mendoj se Reali ka skuadër më të fortë se Manchester, por këtë duhet ta tregojmë në fushë sepse United është një ekip i bashkuar dhe shumë solid", u shpreh Cristiano. Portugezi zbuloi se ishte i sigurtë që shorti i Champions do e përballte me ish-skuadrën e tij dhe shtoi se është i lumtur që do të luajë kundër ish-shokëve: "Doja që të ndeshesha me Manchester United pasi kam shumë kujtime të bukura nga ajo skuadër". Gjithashtu Cristiano Ronaldo nuk i kurseu lavdet për Sir Alex Ferguson, trajnerin e ekipit anglez: "Më ka mësuar gjërat elementare të futbollit pasi isha vetëm 18 vjeç kur shkova në Manchester. Është një nga personat më të rëndësishëm për mua në botën e futbollit. Do të jetë kënaqësi e madhe ta takoj sërish" /(e.s) albaniabet/


Category: KUPAT E EUROPES | Views: 397 | Added by: albaniabet | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]