Main » 2013 » Shkurt » 18 » Reali per Cavanin: Benzema dhe 25 milion Euro
11:53:36
Reali per Cavanin: Benzema dhe 25 milion Euro
Reali per Cavanin: Benzema dhe 25 milion Euro
  • Foto nga AlbaniaBet

    Edinson Cavanin


Reklama Vodafon
Real Madrid – 18 Shkurt 2013   Real Madrid kërkon me çdo kusht Edinson Cavanin, aq sa është gati të ofrojë për kartonin e tij 25 milionë euro, si dhe sulmuesin francez Karim Benzema. Drejtuesit "Los Blancos" mendojnë se me një ofertë të tillë do arrijnë t’ia prishin mendjen presidentit napolitan Aurelio De Laurentiis, i cili e konsideron sulmuesin uruguaian të pashitshëm. Klubi i të kaltërve kërkon që të përfitojë 63 milionë euro nga shitja e futbollistëve. Nga ana tjetër, Cavani është sulmuesi më i mirë në Itali dhe në Europa League, për këtë arsye interesimi është i madh nga shumë skuadra të Europës. Presidenti Florentino Perez kërkon të bëjë goditje të fuqishme në merkaton e verës, ndërsa synon të rizgjidhet sërish në krye të "Galaktikëve". Por duket se politikat e klubit bien në kundërshti me opinionin e tifozëve, që preferojnë më mirë të shitet Gonzalo Higuain se Benzema. Rreth 44% e të anketuarve nga e përditshmja sportive "AS" janë për largimin e argjentinasit dhe 21% të francezit. /(e.s) albaniabet/


Category: LA LIGA | Views: 466 | Added by: albaniabet | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]