Main » 2013 » Shkurt » 18 » Reali bën detyrën ndaj Vallecanos (VIDEO)
09:51:27
Reali bën detyrën ndaj Vallecanos (VIDEO)
Reali bën detyrën ndaj Vallecanos (VIDEO)
  • Foto nga AlbaniaBet

    Lojtaret e Real Madridit duke festuar


Reklama Vodafon
Real Madrid – 18 Shkurt 2013   Real Madrid ka bërë detyrën duke fituar 2-0 ndaj Vallecano, edhe pse ka qenë për pjesën më të madhe të ndeshjes me 10 lojtarë pas kartonit të kuq rekord të Serxho Ramos. Mbrojtësi i madrilenëve u ndëshkua dy herë radhazi me karton të verdhë për dy faulle të ndryshëm, me një diferencë prej 44 sekondash nga njëri-tjetri. Murinjo çuditi të gjithë duke aktivizuar titullar Kaka dhe të riun Morata, i cili kishte zënë vendin e Benzema në repartin e sulmit. Lojtari i akademisë u bë menjëherë protagonist, duke shënuar golin e avantazhit në minutën e 3-të të ndeshjes, ndërsa pa kaluar 10 minuta të tjera, ishte Serxho Ramos që dyfishoi rezultatin pas një goditje këndi. Por pikërisht mbrojtësi bëhet protagonist negativ i ndeshjes për madrilenët kur mes minutave 17 dhe 18 merr dy kartona të verdhë për faulle të ndryshëm dhe lë skuadrën e tij me 10 lojtarë. Megjithatë, Rajo nuk është në gjendje të vërë në vështirësi të mëdha Realin, pavarësisht epërsisë numerike në fushë dhe si rrjedhojë, ndeshja mbyllet me fitoren 2-0 të skuadrës së Murinjos, që i gëzohet suksesit në ndeshjen e tij të 100-të në kampionat si trajner i ekipit madrilen. Në ndeshjen Real Valadolid-Atletiko Madrid, të fituar nga këta të fundit me rezultatin 3-0, në stolin e rezervave për ekipin vendas ka qenë i gatshëm edhe mesfushori kosovar Valdet Rama, i cili pret të bëjë së shpejti debutimin me ekipin të cilit iu bashkua në merkaton e janarit. /(e.s) albaniabet/


Category: LA LIGA | Views: 464 | Added by: albaniabet | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]