Main » 2013 » Shkurt » 8 » Reali 2 vjet pa u mposhtur ne keshtjellen Bernabeu
09:47:25
Reali 2 vjet pa u mposhtur ne keshtjellen Bernabeu
Reali 2 vjet pa u mposhtur ne keshtjellen Bernabeu
  • Foto nga AlbaniaBet

    Stadiumi Santiago Bernabeu


Reklama Vodafon
Real Madrid – 08 Shkurt 2013   Lajm i keq për Manchester Unitedin. Real Madrid nuk është mposhtur tash e dy vite në Santiago Bernabeu në kuadër të Ligës së Kampionëve. Po ashtu, gjiganti madrilen tash e një vit nuk ka dalë humbës në shtëpi as në kuadër të La Ligës. Stadiumi paraqet ndihmë të konsiderueshme për gjigantin madrilen dhe në raste të caktuar u shkakton "dhimbje qafe” skuadrave kundërshtare. Real Madrid është i pamposhtur për një vit në Santiago Bernabeu. Hera e fundit kur një skuadër mysafire ka dalë fituese në shtëpinë e gjigantit madrilen ishte Barcelona, që triumfoi në duelin e parë çerekfinal në Copa del Rey vitin e kaluar. Prej atëherë, tifozët vendas kanë qenë dëshmitarë të 26 fitoreve dhe 6 barazimeve. Për më tepër, Real Madridi është i pamposhtur në ndeshjet si nikoqir në kuadër të Ligës së Kampionëve për dy vite. E fundit ishte sërish nga Barcelona. E përditshmja sportive spanjolle Marca ka shkruar se futbollistët kundërshtarë të Realit vuajnë në paraqitjet e tyre në Santiago Bernabeu e madje pësojnë edhe dhimbje të qafës duke u munduar t’ua gjejnë fundin tribunave. Atmosfera e stadiumit duket se ndikon shumë te skuadrat mysafire, përveç faktit se janë duke luajtur kundër nëntë herë kampionit të Evropës. Bernabeu do të jetë i mbushur për herë të dytë këtë stinor për ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve kundër Manchester Unitedit, njësoj sikurse në ballafaqimin e javës së kaluar me Barcelonën në Copa del Rey. Vështirë se ka mbetur ndonjë biletë pa u shitur për duelin me liderin aktual të Premierligës, përfshirë ato më të shtrenjtat me çmim prej 450 eurosh. Në kuadër të Ligës së Kampionëve, Reali duhet t’u ofrojë 5 për qind të stadiumit tifozëve mysafirë. Dhe, për këtë arsye Manchester United do të përkrahet nga së paku 400 tifozë së bashku me ata që mund të udhëtojnë pa biletë dhe të provojnë fatin e tyre për ta gjetur atë në rrugë pak para duelit. Me këto dy grupe të tifozëve në stadium, atmosfera e nxehtë në Santiago Bernabeu është e garantuar. /(e.s) albaniabet/


Category: KUPAT E EUROPES | Views: 370 | Added by: albaniabet | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]