Main » 2013 » Shkurt » 14 » Real-United, barazim emocionues 1-1
09:42:37
Real-United, barazim emocionues 1-1
Real-United, barazim emocionues 1-1
  • Foto nga AlbaniaBet

    Foto ilustruese


Reklama Vodafon
UEFA CHAMPIONS LEAGUE – 14 Shkurt 2013   Real Madrid dhe Mançester United janë ndarë në barazim 1-1 në ndeshjen e parë mes tyre në Ligën e Kampioneve, në një takim spektakolar që ka vërtetuar atë që thuhej më përpara se kjo ishte një finale e parakohshme e turneut. Ndeshja ka filluar me Realin në sulm dhe me drithërima në portën e Junajtid, ku De Gea arrin të devijojë në shtyllë gjuajtjen e Koentraos. Por madrilenët që filluan ndeshjen në sulm, dënohen që me rastin e parë që i shfaqet Mançester United. Është minuta e 20-të kur një goditje nga këndi e Runit devijohet me kokë nga Uellbek i cili kalon në avantazh skuadrën e tij. Megjithatë, Reali reagon dhe shumë shpejt gjen golin e barazimit me Kristiano Ronaldon, i cili përfiton nga një harkim i Di Maria për të dërguar edhe ai topin në portën kundërshtare me një gjuajtje me kokë. Pjesa e parë mbyllet me këtë barazim, ndonëse të dy skuadrat krijojnë raste për të shënuar, por De Gea dhe Diego Lopez janë shumë të vëmendshëm. Në pjesën e dytë, lojtari më i mirë në fushën e lojës kthehet padyshim David De Gea, i cili neutralizon çdo gjuajtje të kundërshtarëve me saktësi. Ronaldo, Di Maria, Ozil dhe Khedira provojnë me radhë të kalojnë portierin spanjoll, por ai tregon reflekset e tij me pritje të shkëlqyera, ku ajo me këmbë fluturimthi ndaj Koentrao bën që të mbeten të shtangur edhe futbollistët madrilenë. Nga ana tjetër, Van Persi ka brenda pak sekondash dy herë mundësinë të dërgojë topin në rrjetë, por gjuajtja e tij e parë devijohet në traversë nga Diego Lopez, ndërsa pak sekonda më vonë, i vetëm para portierit ai gjuan aq lehtë sa Ksabi Alonso ka mundësinë të largojë topin pa kaluar vijën fatale. Minutat e fundit shohin Realin në sulm dhe Mançester Unitedqë mendon më shumë të mbrohet dhe të kundërsulmojë. Por asnjë nga skuadrat nuk gjen më hapësirën e duhur për të shënuar dhe gjithçka mbyllet 1-1. Ky rezultat në teori favorizon ekipin anglez, por Real Madrid tregoi me lojë se sa shumë e dëshiron të fitojë në këtë edicion të Ligës së Kampioneve, ndaj do të shkojë në "Old Traford” për të fituar. /(e.s) albaniabet/


Category: KUPAT E EUROPES | Views: 151 | Added by: albaniabet | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]